Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bisht
bisht:

bisht,-i m. sh. -a(t) dhe -ra(t) 1. pjesë e zgjatur dhe e lëvizshme në fund të kurrizit të kafshëve; pjesa e prapme e trupit të shpendëve e mbuluar me pupla: bisht kali (dhelpre, miu); bishti i gjelit (i peshkut); e kapi për bishti; rri në bisht ulem me gjunjë të thyer pa i mbështetur të ndenjurat në tokë, ulem galiç. 2. kërcelli që lidh gjethen, pemën ose lulen me degën a me bimën: bisht kungulli; dardha e ka bishtin prapa (fj. u.). 3. pjesë e diçkaje që vjen si e zgjatur: bishti i lopatës (i tiganit, i lugës); bisht qepe; sy me bisht; yll me bisht kometë; Bishti i Pallës (gjeogr.); bishti i flokëve. 4.edhe fig., pjesa e fundit, fundi: bishti i urës; bishti i trenit; as ballë, as bisht; pa bisht e pa krye pa lidhje, në mënyrë të ngatërruar; e zuri punën nga bishti; mbeti në bisht; e la në bisht ia kaloi; bishti i fshatit (mospërf.). 5. fig. shtesë a diçka tjetër e panevojshme ose e padëshirueshme; diçka e tepërt e që të pengon; trillim: erdhi me bisht prapa erdhi me një tjetër të paftuar; u bë bishti i drejtorit (keq.); punë me bishta; nxori bishta. 6. bised. kokë, bagëti (si njësi numërimi): pesë bishta dhen. 7. bot. pjesë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta bimësh: bisht daci barishte me kërcell të hollë e me një tufë gjatoshe në majë; bisht gomari barishte e lartë, me gjethe si hala e në tufë, që rritet buzë përrenjve etj.; bisht miu bishtmi.

Sinonime / Të përafërta:
fundi
trillim
kokë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...përkul prapë te gropa dhe të tjerët u afruan. - E gjeta, - tha gërmuesi i vjetër dhe zëri i erdhi i thellë e i mbytur, sepse foli me kokën të ulur brenda në gropë. - E gjeti, - tha prifti. Gjenerali mori frymë thellë. Varrmihësit lëvizën të gjithë. Më i riu, ai që rrinte menduar, i mbështetur te bishti i veglës, i kërkoi një cigare shokut dhe e ndezi. Gërmuesi filloi të nxirrte eshtrat jashtë me lopatë. Në pamjen e tyre s'kishte asgjë të frikshme. Ato ishin përzier me dheun e shkrifët dhe dukeshin si copa drunjsh të thatë brenda në të. Përreth ndihej era e këndshme e dheut të hapur. - Dezinfektantin...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...që mirren nie studimin e dukurive artistike, kanë zënë të trumpetojnë se në kohën tonë ka shumë shkrimtarë që janë mjaft të frytshëm, por ka pak artistë të njimendtë. Dhe pse mos të ketë kaq shumë artistë të vetëquajtur kur një piktor mund ta quajë pikturë copën e bezit në të cilën ka derdhur me bisht të gomarit një sasi të ngjyrës së tëholluar në kusinë e tij të ndryshkur! Në qoftë se tek ne deri dje jemi ankuar se na mungojnë shkrimtarët, është e sigurtë se prej tashit po dëgjohen ankimet se kemi shumë vjershëtarë. Nuk është e vërtetë, ndërkaq, se në letërsinë e sotme shqipe ka shumë poetë lirikë;...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...tutje, më tutje, mbi gungajën e harkut të parë, mbi të... vdekurin. Pas saj vinte qerrja e dytë, e treta, pastaj të tjerat rresht, të gjitha të ngarkuara me fuçi që nxinin. Kërkëllinin frikshëm, sidomos kur shkelnin sipër të muruarit, çdo herë dukej se harku do të çahej, por s'ndodhi asgjë. Bishti i qerreve ishte mbi urë, kur u mor vesh ç'ishte ky karvan qerresh, çfarë bartte dhe për ku. Ishte i gjithi me serë dhe udhëtonte për në bazën ushtarake të Orikumit, në Vlorë. Ne e ndoqëm me sy për një kohë të gjatë dhe herë shihnim fundin e tij e herë urën, që s'kishte pësuar asgjë. ...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
bishë:

bísh/ë,-a f. sh. -a(t) 1. kafshë e egër grabitqare; egërsirë: si bisha në kafaz shumë i egërsuar: u bë bishë (fig.) u tërbua nga zemërimi. 2. fig. keq. njeri shumë i egër, mizor e gjakatar.

bishte:

bishté,-ja f. sh. -(të) [(bishtéz/ë,-a f. sh. -a(t)] nënbishte.

bishte:

bísht/e,-ja f. sh. -e(t) bishtarak.

bosht:

bosht,-i m. sh. -e(t) 1. shkop i shkurtër, që përdoret për të tjerrë e për të mbledhur fillin, duke e rrotulluar, drugë; pjesë e makinës së tjerrjes që bën këtë punë. 2. pjesë e makinave, e mjeteve të tjera dhe e veglave të punës, e gjatë dhe e rrumbullakët, ku vihen rrotat ose pjesë më të vogla; shtizë: boshti i qerres (i biçikletës). 3. spec. drejtëz që kalon përmes qendrës së simetrisë ose të rëndesës së një trupi; / astr. vijë e përfytyruar, që bashkon polet e një trupi qiellor; pjesa e mesit e diçkaje, e përfytyruar për së gjati: boshti i tokës; boshti i tunelit; boshti i kurrizit shtylla kurrizore. 4. fig. drejtimi kryesor i një pune; vija kryesore ideore e një vepre letrare, shkencore etj.; pjesa që mban peshën kryesore: boshti i dramës. 5. si mb. qendror, kryesor; drejtues: çështje bosht.

gisht:

gisht,-i m. sh. -a(t) dhe -ërínj(të) 1. secili prej pesë zgjatimeve në fund të dorës ose të këmbës së njeriut; pjesa e dorezës që mbulon këto zgjatime; secili prej zgjatimeve fundore në këmbët e disa kafshëve: gishti i madh (i vogël); gishti tregues; mollëza e gishtit; preva gishtin; kap me gishta; i bëj shenjë me gisht; është për të lëpirë gishtat është shumë i mirë a shumë i shijshëm; s’janë të gjithë gishtërinjtë njësoj (fj. u.) s’janë të gjithë njerëzit njësoj nga aftësia etj. 2. edhe fig., puna që bëhet me këtë pjesë të dorës dhe forca a shkathtësia e saj (edhe në njësi frazeologjike): është i gishtit (dikush) është i pushkës, di të qëllojë mirë me pushkë; është luftëtar trim; e luan mirë gishtin di të qëllojë mirë; i këndon gishti di të qëllojë mirë; e rrëzova me një gisht e rrëzova lehtë, pa përdorur shumë forcë. 3. bised. masë a përmasë shumë e vogël; numër i paktë (edhe në njësi frazeologjike): tre gisht i gjatë; piva dy gisht ujë piva pak ujë; numërohen me gisht (me gishtat e dorës) janë shumë pak; noton (lundron) në një (në dy) gisht ujë është shumë i zoti; për dy gisht ballë për pak nder; janë sa gishtat e dorës janë pak, numërohen me gishta. 4. sh. ujëset. 5. fig. bised., përb. vegël e dikujt: gisht i armikut.