Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bishe
bishë:

bísh/ë,-a f. sh. -a(t) 1. kafshë e egër grabitqare; egërsirë: si bisha në kafaz shumë i egërsuar: u bë bishë (fig.) u tërbua nga zemërimi. 2. fig. keq. njeri shumë i egër, mizor e gjakatar.

Sinonime / Të përafërta:
egërsirë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...sy m'u lut ta falja e ta pranoja në kishë sepse, ndonëse e ndiente që kishte mëkatnuar, i pëlqente fort ai mbiemër e s'ndahej dot prej tij... Ja kështu janë njerëzit. Mendja më thotë nganjëherë se, sikur të kishte vetëdije, më fort se të gazmohej, kishte gjase të lemeritej prej nesh e si një bishë e trembur të merrte arratinë. Ylberi, paratrajta e ndoshta fryma e saj, që lavdi Zotit ende s'dinte ta ndërtonte e, aq më pak ta lidhte me pranga askush, a s'ishte kështu i frikshëm, i brishtë e i pakuptueshëm për njerëzit? LII Në fund të javës, pas kaq kohe që ishin zhdukur, u shfaqën...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
bisht:

bisht,-i m. sh. -a(t) dhe -ra(t) 1. pjesë e zgjatur dhe e lëvizshme në fund të kurrizit të kafshëve; pjesa e prapme e trupit të shpendëve e mbuluar me pupla: bisht kali (dhelpre, miu); bishti i gjelit (i peshkut); e kapi për bishti; rri në bisht ulem me gjunjë të thyer pa i mbështetur të ndenjurat në tokë, ulem galiç. 2. kërcelli që lidh gjethen, pemën ose lulen me degën a me bimën: bisht kungulli; dardha e ka bishtin prapa (fj. u.). 3. pjesë e diçkaje që vjen si e zgjatur: bishti i lopatës (i tiganit, i lugës); bisht qepe; sy me bisht; yll me bisht kometë; Bishti i Pallës (gjeogr.); bishti i flokëve. 4.edhe fig., pjesa e fundit, fundi: bishti i urës; bishti i trenit; as ballë, as bisht; pa bisht e pa krye pa lidhje, në mënyrë të ngatërruar; e zuri punën nga bishti; mbeti në bisht; e la në bisht ia kaloi; bishti i fshatit (mospërf.). 5. fig. shtesë a diçka tjetër e panevojshme ose e padëshirueshme; diçka e tepërt e që të pengon; trillim: erdhi me bisht prapa erdhi me një tjetër të paftuar; u bë bishti i drejtorit (keq.); punë me bishta; nxori bishta. 6. bised. kokë, bagëti (si njësi numërimi): pesë bishta dhen. 7. bot. pjesë e parë e disa emërtimeve të pathjeshta bimësh: bisht daci barishte me kërcell të hollë e me një tufë gjatoshe në majë; bisht gomari barishte e lartë, me gjethe si hala e në tufë, që rritet buzë përrenjve etj.; bisht miu bishtmi.

bishte:

bishté,-ja f. sh. -(të) [(bishtéz/ë,-a f. sh. -a(t)] nënbishte.

bishte:

bísht/e,-ja f. sh. -e(t) bishtarak.

biskë:

bísk/ë,-a f. sh. -a(t) zool. rosë e egër me bisht të gjatë.

fishë:

físh/ë,-a f. sh. -a(t) spec. kunj a fishek i metaltë e me tel, që futet në folenë e një aparati telefonik a telegrafik ose të një aparati tjetër për të bërë një lidhje: fut (nxjerr, heq) fishën.