Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bisedë
bisedë:

biséd/ë,-a f. sh. -a(t) 1. shkëmbim mendimesh me të folur të lirë; kuvendim: bisedë e shtruar (e ngrohtë, miqësore, e përzemërt); ndërroi bisedë. 2. ligjëratë para dëgjuesve; shkëmbim mendimesh për një çështje shkencore etj.: bisedë në televizion.

Sinonime / Të përafërta:
kuvendim
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...çanta një fletore të trashë dhe nisi të shkruante. Ai kishte nofulla të ngushta dhe mollëzat pothuaj nuk i dukeshin fare. Kur thithte cigaren, në faqe i krijoheshin dy gropa, që tregonin qartë trajtën e nofullave. - Ja, pra, këta qenkan shqiptarët! - tha gjenerali, sikur të vazhdonte një bisedë të lënë përgjysmë. - Njerëz fare të zakonshëm. As që e merr dot me mend se në luftë ikin nga mendja. - O, si bëhen ata kur gjejnë armë. - Dhe të mendosh që janë aq pak! - S’janë dhe aq pak, - tha prifti. Hyri prapë një njeri me ballë të pjerrët. - Ç'është kjo dreq pune që na kanë ngarkuar të...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...biseda do të ishte e vështirë me atë njeri, por megjithatë jo gjer në atë shkallë. E folura jonë ishte e shthurur, me një ndërtim së prapthi, një labirint i vërtetë, prej nga ishte e pamundur të dilje. Ndihej që ai vetë vuante. Me sa dukej, e kishte më lehtë të ndërtonte ura apo pirgje, sesa një bisedë njerëzore. Më e keqja ishte se unë e ndieja, megjithatë, se në atë lesh e li kishte diçka të vlefshme, madje shumë të vlefshme, dhe pikërisht përpjekja për ta marrë vesh atë gjë, më mundonte edhe më fort. Kur u ndava prej tij, koka po më çahej dysh. U ula pranë zjarrit dhe me durim u përpoqa...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...pajisur me dushin e instaluar kastile që të flladitet pas lodhjes shkencore. Situatat në të cilat shfaqet dhe format të cilat i merr snobizmi janë vërtet, të shumta dhe të ndryshme, ashtu sikundër janë të llojeve të ndryshme edhe vetë snobët. Snob, për shembëll, është ai që thotë: dje kam patur një bisedë telefonike me këtë e këtë udhëheqës apo mbrëmë kam luajtur një parti poker me shokun kryetar, ose sekretar, ose drejtor; snob është ai që në çdo mbledhje kujdeset të ulet në vendin e parë pavarësisht se a i takon sipas moshës, funksionit apo autoritetit; snob është ai që shkruan manifeste letrare...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
bisedar:

bisedár,-e mb. kuvendar.

bisedoj:

bised/ój jokal., -óva, -úar flas me dikë, shkëmbej mendime; kuvendoj; / kal. rrah mendimet për diçka, shqyrtoj: e bisedoi me gruan. / pës. bisedóhet v. III.

bisedor:

bisedór,-e mb. gjuh. që është karakteristik për bisedën e lirë: ligjërimi bisedor; fjalë bisedore.

bisedim:

bisedím,-i m. sh. -e(t) 1. veprimi sipas foljeve. 2. bisedë; shkëmbim mendimesh për një marrëveshje: bisedime zyrtare (dypalëshe); në tryezën e bisedimeve.

biletë:

bilét/ë,-a f. sh. -a(t) 1. copë e vogël letre, me shënime të posaçme, që blihet e përdoret për të hyrë diku, për të udhëtuar me një mjet etj.: biletë kinemaje (aeroplani, treni); biletë lotarie; pres biletën. 2. fin. kartëmonedhë. 3. fletë me pyetjet e provimit për nxënës a për studentë.