Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës birrari
birrari:

birrarí,-a f. sh. -(të) lokal ku pihet zakonisht birrë.

Të ngjashme:
barbari:

barbarí,-a f. sh. -(të) 1. egërsi prej barbari; shtypje çnjerëzore; vepër barbare, barbarizëm. 2. hist. periudha e dytë e shoqërisë primitive, pas egërsisë.

burrëri:

burrërí,-a (burrní,-a) f. 1. të qenët burrë; mosha e burrit. / përmb. burrat e një vendi, e një familjeje etj. 2. të qenët i fortë, trim e i besës; qëndrim a sjellje prej burri, trimëri, guxim: e përballoi me burrëri; ka burrërinë … ka guximin …; s’e jep burrnia nuk shkon me qëndrimin prej burri.

librari:

librarí,-a f. sh. -(të) dyqan ku shiten libra.

birëri:

birërí,-a f. të qenët bir i dikujt; prejardhje e drejtpërdrejtë: lidhje birërie.

biruar:

birúar (i, e) mb. që është me vrima: qepshe e biruar.