Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës birrë
birrë:

bírr/ë,-a f. sh. -a(t) pije alkoolike e butë, që bëhet zakonisht nga elbi i tharbëtuar dhe nga sumbullarja; një gotë a një shishe me këtë pije: birrë e zezë; birra “Tirana”; shishe (gotë) birre; fabrika e birrës; pi një birrë.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...një numër i madh (rreth 1 000) emrash të përveçëm, emra personash, perëndish, fisesh, vendesh dhe disa emra lumenjsh e malesh. Fjalët ilire i kemi në formën që na janë dhënë prej autorëve grekë e latinë, jo në formën autentike të tyre. Ndër ato fjalë mund të përmenden rhinos = mjegull, sabaia = birrë meli etj.. Emrat e përveçëm ilirë që na janë transmetuar në burimet e shkruara antike (autorë grekë e latinë, mbishkrime greke e latine, monedha të territorit ilir) përbëjnë materialin kryesor që kemi prej ilirishtes së Ballkanit. Ato lejojnë që të nxirren disa elemente të fjalëformimit emëror...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
barrë:

bárr/ë,-a f. sh. -ë(t) 1. ngarkesë që mbartet nga një kafshë a nga një njeri: kafshë barre; një barrë dru; anoi barra; s’e vlen barra qiranë (fig.) është më i madh mundimi se fitimi, s’e vlen t’ia hysh një pune. 2. fig. një sasi e madhe, një shumicë: me një barrë fëmijë; me një barrë thinja (mustaqe); me një barrë mend; harxhoi para me barrë; kemi ngrënë një barrë kripë (bashkë) jemi miq a të njohur prej shumë kohësh. 3. fig. detyrë e vështirë, përgjegjësi e madhe; telash: barra e shtëpisë; i ra barra; iu bë barrë; e ka pasur barrë tërë jetën. 4. fëmija në barkun e nënës; pjellë, shtatzëni: grua me barrë; u bë (ra, mbeti) me barrë; leja e barrës; dridhej barra në bark të nënës (fig.) ishte tmerr i madh.

burrë:

búrr/ë,-i m. sh. -a(t) 1. njeri i seksit mashkull në moshë të pjekur: burrë i martuar (me fëmijë); burra e gra; këpucë burrash; u bë burrë u rrit e u burrërua; burri i botës dikushi; / bashkëshort: vëllai i burrit kunati; burrë e grua - mish e thua (fj. u.). 2. edhe si mb., njeri i fortë, trim e i besës: burri i dheut burrë i zoti e trim; fjalë burrash; në shesh të burrave ballas; trimërisht; u bë burrë e hoqi frikën, u bë trim; s’e bën për burrë s’e çmon si trim; muri luan, burri s’luan (fj. u.); fjala e burrit si pesha e gurit (fj. u.); / burrë i shquar a me detyrë të lartë, personalitet: burrë shteti; është burrë (dikush).

hirrë:

hírr/ë,-a f. 1. lëng si ujë në ngjyrë të çelur, që del kur pritet qumështi, kur kullojmë djathin a kur mpikset kosi; / lëndë që i ngjet këtij lëngu: hirrë breshke ujët e hollë të breshkës; / fig. lëng i hollë dhe i zbërdhulët; u bë hirrë (breshke) u bë si ujë (për një gjellë). 2. veter. hirrëz.

pirrë:

pírr/ë,-a f. sh. -a(t) bot. barishte me gjethe të gjata e të mprehta të mbledhura tufë.

birë:

bír/ë,-a f. sh. -a(t) vrimë.