Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës biroj
biroj:

bir/ój kal., -óva, -úar i bëj vrimë a e bëj me vrima.

Të ngjashme:
bijoj:

bij/ój kal., -óva, -úar 1. bëj fëmijë. 2. bijësoj. / pës. bijóhem.

bliroj:

blir/ój jokal., -óva, -úar 1. v. III vërshon (për lumin etj.). 2. fig. çmendem.

firoj:

fir/ój jokal., -óva, -úar 1. v. III humbet në peshë, në vëllim etj.; kal. bën që të humbasë në peshë, në vëllim etj.: firon gruri kur thahet; e firoi vapa; / mbetet pa gjë brenda: më firoi barku. 2. v. III, edhe fig., zhduket pa lënë gjurmë. 3. dobësohem, shteroj: i firuan fuqitë.

hiroj:

hir/ój kal., -óva, -úar 1. përkëdhel; lajkatoj. 2. përgëzoj.

liroj:

lir/ój kal., -óva, -úar 1. i sjell lirinë, e çliroj: e liruan vendin. 2. e nxjerr dikë nga burgu: e liruan para kohe. 3. e nxjerr nga shërbimi ushtarak, e nxjerr në lirim; e heq nga një punë a nga një detyrë: i liruan ushtarët; e liruan nga ajo detyrë. 4. e lehtësoj dikë nga një punë, e shpëtoj nga një barrë a nga diçka tjetër: ia liroi barrën. 5. e lëshoj një kafshë që ka qenë e lidhur a e mbyllur, e lë të bredhë lirisht: i liroi qentë. 6. e zbraz diçka; ia lëshoj vendin një tjetri, e lë të lirë; i largoj forcat ushtarake prej diku: liroi enën (shportën, koshin); liroj shtëpinë (dhomën); i liroi vendin. 7. e bëj më të lirë diçka të lidhur fort, të shtrënguar a të puthitur shumë; kund. shtrëngoj: liroj rripin (kravatën); liroj këpucët. 8. v. III (me trajtë të shkurtër përemërore) më largohet, më pakësohet (një dhembje etj.): më liroi barku (koka). 9. ul çmimin e një malli a të një sendi tjetër; kund. shtrenjtoj. 10. v. III kim., fiz. lëshon diçka nga vetja, e nxjerr jashtë, çliron: liron energji (nxehtësi).