Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës birce
birçe:

bírç/e,-ja f. sh. -e(t) bised. 1. përk. djalë i ri; bir. 2. mospërf. djalë i përkëdhelur e dembel; i biri i botës: s’tundet birçja!

Sinonime / Të përafërta:
bir
Të ngjashme:
bice:

bíc/e,-ja f. sh. -e(t) 1. gropëz në tokë, që e zë me thembër lojtari në lojën e doçes. 2. fig. qoshe e rehatshme dhe e sigurt: zuri një bice.

biroçe:

biróç/e,-ja f. sh. -e(t) karrocë udhëtimi me dy rrota.

birucë:

birúc/ë,-a f. sh. -a(t) 1. vrimë e vogël. 2. qeli burgu shumë e vogël; burg: e futën në birucë; / fig. dhomë e vogël e pa dritë: jetonte në një birucë.

birrë:

bírr/ë,-a f. sh. -a(t) pije alkoolike e butë, që bëhet zakonisht nga elbi i tharbëtuar dhe nga sumbullarja; një gotë a një shishe me këtë pije: birrë e zezë; birra “Tirana”; shishe (gotë) birre; fabrika e birrës; pi një birrë.

bricë:

bríc/ë,-a f. sh. -a(t) gur stralli.