Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës birbo
birbo:

bírbo,-ja m. sh. -(t) keq. njeri pa shtëpi e pa katandi; / njeri mendjelehtë e i shthurur.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...gjeneral, siç jemi njoftuar, ju keni lista të përpikëta për gjithçka? Ah, ju u besoni krejtësisht atyre listave dhe shifrave për gjatësinë e ushtarëve? Ata përsëritnin fjalët "lista" e "numra", pa e fshehur se, për ta, ato mishëronin burokracinë dhe cinizmin e pashpirt të zyrtarëve ushtarakë. Birbo kafenesh, shau ai me vete. Falë atyre listave e numrave, në armatën time s'pati asnjë bjerrje... Ishin të gjithë aty, në vendet e tyre, oficerët, dhe ushtarët, dhe korrierët, dhe pararojat, dhe priftërinjtë dhe, natyrisht, ndërlidhësit, që u vranë ndërsa bërtisnin “alo!, alo!”, si t'i përgjigjeshin...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
birko:

bírko,-ja m. sh. -(t) mospërf. birçe.

birçe:

bírç/e,-ja f. sh. -e(t) bised. 1. përk. djalë i ri; bir. 2. mospërf. djalë i përkëdhelur e dembel; i biri i botës: s’tundet birçja!

birnor:

birnór,-e mb. që është si prej biri: kujdes birnor.

biroj:

bir/ój kal., -óva, -úar i bëj vrimë a e bëj me vrima.

birrë:

bírr/ë,-a f. sh. -a(t) pije alkoolike e butë, që bëhet zakonisht nga elbi i tharbëtuar dhe nga sumbullarja; një gotë a një shishe me këtë pije: birrë e zezë; birra “Tirana”; shishe (gotë) birre; fabrika e birrës; pi një birrë.