Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës birçe
birçe:

bírç/e,-ja f. sh. -e(t) bised. 1. përk. djalë i ri; bir. 2. mospërf. djalë i përkëdhelur e dembel; i biri i botës: s’tundet birçja!

Sinonime / Të përafërta:
bir
Të ngjashme:
biroçe:

biróç/e,-ja f. sh. -e(t) karrocë udhëtimi me dy rrota.

briçe:

bríçe mb., edhe si em. f., brikoçe.

birrë:

bírr/ë,-a f. sh. -a(t) pije alkoolike e butë, që bëhet zakonisht nga elbi i tharbëtuar dhe nga sumbullarja; një gotë a një shishe me këtë pije: birrë e zezë; birra “Tirana”; shishe (gotë) birre; fabrika e birrës; pi një birrë.

birë:

bír/ë,-a f. sh. -a(t) vrimë.

birbo:

bírbo,-ja m. sh. -(t) keq. njeri pa shtëpi e pa katandi; / njeri mendjelehtë e i shthurur.