Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bir
bir:

bi/r,-ri m. sh. -j(të) 1. djali kundrejt prindërve të vet: atë e bir; bir në shpirt djalë i birësuar; / kryes. sh. pasardhësit e drejtpërdrejtë, brezi i ri: etër e bij. 2. djalë a burrë kundrejt një të moshuari, që e thërret me dashuri si djalin e vet; djalë a burrë prej një krahine; djalë a burrë kundrejt vendlindjes ose kundrejt popullit të vet: eja, bir!; i biri i botës (mospërf.) njëfarë djali; bir nga fshati ynë; bir besnik i popullit.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...eshtrat? - tha specialisti. - Pardje, - u përgjigj fshatari. - Dëgjova se po i mblidhnin dhe vendosa t'i nxirrja e t'i dorëzoja. Le të prehet, i gjori, në vend të tij, thashë me vete. - Mos gjetët në trupin e tij një medaljon? - Medalje? - pyeti mullisi i habitur. - S’qe ai për medalje, o bir. Për punë të thante, por për luftë s'besoj se ia thoshte. - Jo, xhaxho, jo medalje, - e ndërpreu, duke buzëqeshur, specialisti, - medaljon. Një si pare të rrumbullakët me fytyrën e Shën Mërisë. Fshatari ngriti supet. - Jo, nuk gjeta gjë. Eshtrat i mblodha një nga një, por gjë tjetër s'gjeta....

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...rishtazi e dikujt dhe përsëritja e po atyre fjalëve do te vazhdonin gjer në fund të botës. Herë-herë ndiheshin fjalët vëllath. vëllath" të motrës. Kurse nëna e kishte ngulçin edhe më të mbytur. Vetëm një herë tha: “të vranë bir”. Dhe paspak fare ultazi shtoi: “sikur të të kish nëna tepër". Në asnjë rast nuk do të guxoja të ndërprisja vajin e një nëne, por fjalët “të vranë, bir" s'më linin të qetë. - Ka gjasë ta ketë vrarë dikush? - i thashë me zë të ulët. - Po përse? Ajo fshiu lotët. -Përse? Ku ta di unë e gjora përse. Me siguri kot. Se bënte hije mbi dhe. - Kohët e fundit ishte vazhdimisht...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...vjetra dhe të reja pale mos do të zbulojnë farë shenjash mbi origjinën e tij të lashtë. Një gatishmëri të këtillë e ka treguar viteve të fundit edhe humoristi i shquar amerikan me origjinë angleze, Bob Houp, por gatishmëria e tij është treguar boshe, kurse shpenzimet të kota: Bob Houp nuk na ka dalë bir fisnikësh. Këtë privilegjë të snobit anglez nuk e kanë edhe gjithë snobët e të gjitha vendeve dhe të gjithë popujve të tjerë. Kështu, bie fjala, snobi shqiptar, që do të donte të provonte lashtësinë e origjinës së mbiemrit të tij do të shtrëngohej të paguante turkologët ose mediavelislët, që të shkonin...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...me një pjesë të flotës zbarkoi në brigjet e Vlorës dhe, brenda një kohe të shkurtër, pushtoi këtë qytet dhe qendrat e rëndësishme strategjike të Kaninës e të Jerikos (Orikumit). Pjesa kryesore e ushtrisë normane, nën drejtimin e Robert Guiskardit, zbarkoi më në jug, në zonën e Butrintit. Atë e bir iu drejtuan Durrësit, i pari nëpërmjet detit, kurse i dyti me anë të një marshimi në rrugë tokësore. Një furtunë e befasoi Guiskardin në Kepin e Gjuhës, duke mbytur pjesën më të madhe të flotës normane. Mbeturinat e ushtrisë së tij arritën të bashkohen me forcat e Boemundit në Glavinicë (Ballsh)...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bar:

bar,-iI m. sh. -ëra(t) 1. bimë me kërcell të hollë që nuk drunjëzohet, me gjethe të gjata e të blerta, që shërben kryesisht si ushqim për kafshët; bimë barishtore: bar i njomë (i thatë); barërat e këqija barishte të egra që dëmtojnë të mbjellat; mullar bari; kosë bari; e mbuloi bari; ulem në bar; ku ndizet zjarr, s’mbin bar (fj. u.). 2. fig. gjellë fare pa kripë; ushqim pa shije. 3. bot. gjymtyrë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa bimë barishtore: bar argjendi këputje; bar i ariut krashnjerr; bar balsami balç; bar beronje barishte me gjethe si të rigonit, që përdoret në mjekësinë popullore për gratë që nuk lindin; bar blete mjalcë; bar brenge barishte me gjethe si të shelgut e me lule të imëta ngjyrë trëndafili; bar breshke halmucë; bar delli gjethe delli; bar djathi barishte me gjethe të çara, që përdoret për të zënë djathë; bar dhëmballe arrës; bar ethesh trikë; bar guri gjunjëz; bar gjaku bishtmi; bar hënëze barishte me rrënjë boshtore e me lule si të grashinës; bar hikrraqi syka; bar hirre (hirrëze) bardhesë; bar hudhre barishte e lartë, me lulesë të bardhë, që vjen erë hudhre; bari i jetës barishte me fara të helmëta, që japin të vjella e gjumë; bar jodi tamblagjak; bar lepuri barishte me fije si mëndafsh e me xhufkë të gjatë; bar lunge barishte me lule të kaltra, që përdoret për mjekimin e lungave; bar i lotzonjës drekëz; bar miu shparg; bar mjalti bar blete; bar morri barishte me gjethe si të rrapit e me fara si të fasules; bar nepërke barishte me gjethe si të grurit e me pika të zeza; bar ngjitës gjunjëz; bar pate barishte zvarritëse, që bën fara të vogla; bar peshku ballkot; bar pezmi barishte me gjethe si të fierit, që përdoret për mjekimin e plagëve; bar përdhesi bardhesë; bar plasjeje barishte me kërcell të degëzuar, që përdoret kundër plasjes; bar të preri balç; bar pushi barishte shumëvjeçare, me gjethe të imëta e me lule si fshesë; bar qelbës barishte me gjethe si të pishës, me lule të kuqe e me erë të keqe; bar qeni barishte me gjethe si të mendrës e me lule të bardha; bar qumështi barishte me kërcell si të qumështores e me gjemba të hollë si të hithrës; bar rresh barishte me lastarë të hollë e të verdhemë, që del nëpër ara e përdoret kundër rreve; bar sahati barishte me burbuqe si të zymbylit e me fijëza; bar shëllire barishte me gjethe të vogla e me lule të bardha, që përdoret kundër shtrepave të djathit; bar shpirre kuskutë; bar shpretke ryzë; bar shqiponje barishte shumëvjeçare e helmët, me lule si këmborë; bar tambli qumështore; bar i trashë madërgonë; bar thëllëze shkurre e helmët, me lule të gjelbra e me gjethe vezake; bar thiu trikë; bar uji maraskë; bar urithi barishte me kërcell e gjethe si të zymbylit; bar verdhëze barishte zvarritëse, me kokrra vezake, që plasin e hedhin jashtë farën dhe që përdoren kundër verdhëzës; bar vese barishte me lule të kaltra, që përdoret kundër sëmundjes së lëkurës; bar veshi barishte shumëvjeçare, me lule të tulta, që rritet zakonisht në mure të vjetra; bar zemre sanëz, agnushe; bar zgjebeje barishte e lartë, me gjethe të dhëmbëzuara, që përdoret kundër zgjebes.

bar:

bar,-iII m. sh. -na(t) 1. farm. lëndë e përgatitur për parandalimin ose për mjekimin e sëmundjeve a të plagëve, ilaç: bar qetësues; pi barnat; / bujq. lëndë kimike që përdoret kundër disa kandrrave ose kafshëve të dëmshme: bar mole (minjsh). 2. fig. mjet a mënyrë për të dalë nga një e keqe, për të zbutur hidhërimin etj., rrugëdalje: ia gjeti barin.

bar:

bar,-iIII m. sh. -e(t) lokal i vogël, ku pinë zakonisht më këmbë.

bar:

bar,-iIV m. sh. -ë(t) fiz. njësi e matjes së shtypjes atmosferike.

ber:

ber,-i m. sh. -e(t) 1. hark; lakesë: beri i urës. 2. bot. barishte me kërcell të gjatë, të fortë e me gjemba; / shigjetë prej kërcellit të saj: hark e ber. 3. zool. shigjetull.