Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës biplan
biplan:

biplán,-i m. sh. -e(t) av. aeroplan me helikë e me dy palë krahë.

Të ngjashme:
bilanc:

bilánc,-i m. sh. -e(t) 1. fin. përfundim që del nga krahasimi i të ardhurave me shpenzimet; pasqyrë përmbledhëse me këtë përfundim: bilanc vjetor; bilanc aktiv bilanc me të ardhura më të mëdha se shpenzimet; bilanc pasiv bilanc me shpenzime më të mëdha se të ardhurat; bilanci i pagesave; / ek. shprehje me shifra e marrëdhënieve ndërmjet anëve të një veprimtarie: bilanc tregtar. 2. fig. libr. vështrim përmbledhës i arritjeve në një fushë veprimtarie gjatë një kohe; përpjesëtim ndërmjet dy anëve të një dukurie: bilanc fitoresh; bilanci i punës njëvjeçare; bilanci i kohës.

biban:

bibán,-i m. sh. -ë(t) krahin. gjel deti.

bixan:

bixán,-i m. sh. -ë(t) ulli kokërrvogël e vajës.

filan:

filán pacak. bised. aksh.

plan:

plan,-iI m. sh. -e(t) 1. vizatim me vija e shenja të posaçme, në një shkallë shumë të zvogëluar, që paraqet një sipërfaqe toke, pamjen e një ndërtese etj., planimetri; skicë: plan topografik; plani i qytetit. 2. tërësi masash të caktuara që parashikojnë ecurinë e një pune, afatet e saj etj.; ek. tërësia e detyrave, e treguesve dhe e mjeteve, që përllogariten për zhvillimin e harmonishëm të ekonomisë e të kulturës gjatë një periudhe të caktuar; dokumenti me këto detyra etj.: plan vjetor (tremujor); plan afatgjatë; punojmë me plan; / pikat kryesore të një mësimi, të një studimi etj.: plani i orës së mësimit; pikat e planit. 3. fig. qëllimi a synimi që parashikojmë të arrijmë: kam plane të tjera; kam (kam vënë) në plan kam ndër mend, synoj. 4. rrafsh2,3: plane paralele (gjeom.); në planin politik (ekonomik, historik). 5. vendndodhja e dikujt a e diçkaje lidhur me largësinë nga shikuesi; fig. vendi i dikujt a i diçkaje sipas rëndësisë: është (kalon) në plan të dytë; i vë në një plan (libr.) i quaj njësoj, i barazoj (dy a më shumë njerëz, sende etj.).