Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës biond
biond:

biónd,-e mb., edhe si em., flokëverdhë.

Sinonime / Të përafërta:
flokëverdhë
Të ngjashme:
bind:

bind kal., -a, -ur 1. i mbush mendjen, e bëj të besojë a të pranojë diçka ose të sillet si i them unë: e bindi me fakte. 2. bised. e çudit shumë, e mahnit: bindi botën.

bidon:

bidón,-i m. sh. -ë(t) enë e madhe, e rrumbullakët e me kapak, që përdoret për lëngje: bidon qumështi (vajguri).

bimon:

bim/ón jokal. v. III, -ói -úar 1. mbin (një bimë): bimoi misri. 2. mbulohet me bimë: bimoi ara.

binom:

binóm,-i m. sh. -e(t) 1. mat. shprehje algjebrike me dy terma të bashkuar me shenjën plus ose minus. 2. fig. libr. dy dukuri me lidhje të ndërsjellë: formojnë një binom.

bizon:

bizón,-i m. sh. -ë(t) zool. ka i egër i Amerikës Veriore, me trup të madh e me një gungë midis shpatullave.