Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës biologji
biologji:

biologjí,-a f. 1. shkenca për ligjet e dukuritë e përbashkëta të jetës së qenieve të gjalla: fakulteti i biologjisë; mësuesi i biologjisë. 2. veçoritë e ndërtimit e të zhvillimit të një qenieje të gjallë: biologjia e bretkosës.

Të ngjashme:
biologjik:

biologjí,-k, -ke mb. që lidhet me biologjinë, i biologjisë; që ka të bëjë me jetën e gjallë: veti (nevojë) biologjike; armë biologjike.

apologji:

apologjí,-a f. sh. -(të) libr. mbrojtja e dikujt a e diçkaje duke e lavdëruar shumë.

ekologji:

ekologjí,-a f. mjedisi ku jetojnë qeniet e gjalla; degë e biologjisë që studion marrëdhëniet e ndërsjella të bimëve dhe të kafshëve me mjedisin: ekologjia e ujit.

filologji:

filologjí,-a f. tërësia e shkencave që studiojnë gjuhën dhe krijimtarinë letrare të një populli: merret me filologji.

mitologji:

mitologjí,-a f. doktrinë që shpjegon a që përligj qenien e miteve; tërësia e miteve: mitologjia ilire (greke, romake).