Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës biolog
biolog:

biológ,-u m. sh. -ë(t) specialist në biologji.

Të ngjashme:
biologe:

biológ,-e, -ia f. sh. -e(t).

biologji:

biologjí,-a f. 1. shkenca për ligjet e dukuritë e përbashkëta të jetës së qenieve të gjalla: fakulteti i biologjisë; mësuesi i biologjisë. 2. veçoritë e ndërtimit e të zhvillimit të një qenieje të gjallë: biologjia e bretkosës.

dialog:

dialóg,-u m. sh. -ë(t) rrahje e një çështjeje nga dy a më shumë veta duke biseduar drejtpërdrejt; bashkëbisedim; let. pjesë e një vepre letrare që përmban bashkëbisedimin ndërmjet personazheve; kund. monolog: dialog i gjatë (i gjallë).

filolog:

filológ,-u m. sh. -i(t) specialist në filologji.

prolog:

prológ,-u m. sh. -ë(t) 1. hyrje në një veprë letrare, zakonisht si monolog, që e lidh lexuesin me ngjarjet e veprës; kund. epilog: prologu i romanit (i dramës, i filmit). 2. fig. ngjarje që përfshijnë një dukuri me përpjesëtime të mëdha e të rëndësishme: prologu i kryengritjes.