Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës biografi
biografi:

biografí,-a f. sh. -(të) jetëshkrim.

biograf:

biográf,-i m. sh. -ë(t) jetëshkrues.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...lajkatarë, bishtëlëmues, duarfërkues, abuzues, çnderues, kuazipatriotë, matriotë, kokëborokegojëtroke, truthatëgojëplotë, shpirtashtagojëtrokashka, kokëthatëkëmbëgjatë, shpirtkazma, zemërderra, këmbëmajtëecdjathtë, kobashë, lalashë, merrmosdhënës, dorëgjatëxhepthellë, e të tjerë — në kohë të paqes. Biografitë e mediokriteteve të kësaj fare, që, mjerisht, shkruhen vetëm rrallë, do ta dëshmonin pohimin e shkrimtarit të madh, Gëte, të cilin aq shumë e kanë përcjellë këto hijena gjatë jetës: „Budallenjt dhe njerëzit e mençëm janë njësoj të parrezikshëm. Të rrezikshëm janë njerëzit gjysmë të marrë dhe gjysmë...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...krishterë. Në grupin e parë hynin kryesisht kështjellat e reja dhe kështjellat e lashta të fortifikuara për qëllime ushtarake, ndërtimi dhe rindërtimi i të cilave pati filluar që në shekullin IV dhe arriti kulmin në shek. VI në kohën e sundimit të perandorit Justianian, i cili sikurse shkruan biografi i tij, në dy provincat Epir i Ri dhe Epir i Vjetër, ndërtoi dhe rindërtoi 94 kështjella. Nga qytetet, në të cilat u bënë ndërtime të mëdha e të rëndësishme që prekën edhe sistemin e brendshëm urbanistik ka qenë Dyrrahu. Këto ndërtime u bënë në kohën e sundimit të perandorit bizantin Anastas...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
biografik:

biografí,-k, -ke mb. jetëshkrimor.

ekografi:

ekografí,-a f. mjek. kontroll mjekësor i organeve të brendshme etj. në ekranin e një aparati të posaçëm; filmi që përmban paraqitjen e organit etj.

litografi:

litografí,-a f. shtypshkr. 1. mjeshtëria e shtypjes së shkrimeve ose të figurave të gdhendura në gur; shkrimi ose figura e gdhendur në gur për t’u riprodhuar; diçka e shtypur në këtë mënyrë. 2. sektori ose reparti i një shtypshkronje, që merret me këtë mënyrë të shtypuri.

orografi:

orografí,-a f. gjeogr. degë e gjeografisë fizike, që studion relievin e tokës (malet etj.).