Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës biograf
biograf:

biográf,-i m. sh. -ë(t) jetëshkrues.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...galeritë e shumta të kësaj miniere të pasur të jetës sonë bashkëkohore. Urdhëroni dhe shkruani për snobët edhe në qoftë se ndonjeri prej jush është vetë snob. Mund t'ju përkujtoj se Marsel Prusti, megjithëse snob dhe dendy edhe vetë, është marrë shpesh me trajtimin e kësaj dukurie dhe, sikundër e thotë biografi i tij, Andre Moroa, „bëhej më i ashpër posa e prekte këtë temë të veten të dashur". Urdhëroni dhe shkruani për snobët, kurse snobët, sigurisht, do t'ju shpërblejnë me duartroktije frenetike. MOSMARRËVESHJET ME BASHKËKOHËSIT Ajme per ju, farisej, që i deshironi vendet e para ne sinagoga dhe përshëndetjet...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...krishterë. Në grupin e parë hynin kryesisht kështjellat e reja dhe kështjellat e lashta të fortifikuara për qëllime ushtarake, ndërtimi dhe rindërtimi i të cilave pati filluar që në shekullin IV dhe arriti kulmin në shek. VI në kohën e sundimit të perandorit Justianian, i cili sikurse shkruan biografi i tij, në dy provincat Epir i Ri dhe Epir i Vjetër, ndërtoi dhe rindërtoi 94 kështjella. Nga qytetet, në të cilat u bënë ndërtime të mëdha e të rëndësishme që prekën edhe sistemin e brendshëm urbanistik ka qenë Dyrrahu. Këto ndërtime u bënë në kohën e sundimit të perandorit bizantin Anastas...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
biografi:

biografí,-a f. sh. -(të) jetëshkrim.

tipograf:

tipográf,-i m. sh. -ë(t) punëtor i shtypshkronjës.

biografik:

biografí,-k, -ke mb. jetëshkrimor.