Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës binom
binom:

binóm,-i m. sh. -e(t) 1. mat. shprehje algjebrike me dy terma të bashkuar me shenjën plus ose minus. 2. fig. libr. dy dukuri me lidhje të ndërsjellë: formojnë një binom.

Të ngjashme:
banoj:

ban/ój kal., -óva, -úar jetoj në një shtëpi, në një qytet etj.; kam ndenjën: banon në fshat (tek i vëllai); ku banoni?

banor:

banór,-i m. sh. -ë(t) ai që banon diku, banues; vendës: banorët e lagjes; banorët e pyllit kafshët e shpendët e pyllit.

bidon:

bidón,-i m. sh. -ë(t) enë e madhe, e rrumbullakët e me kapak, që përdoret për lëngje: bidon qumështi (vajguri).

bijoj:

bij/ój kal., -óva, -úar 1. bëj fëmijë. 2. bijësoj. / pës. bijóhem.

bijor:

bijór,-e mb. që është si prej bije: dashuri bijore.