Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës binjak
binjak:

binják,-e mb., edhe si em. 1. që ka lindur njëkohësisht me një tjetër nga e njëjta mëmë: motra binjake; qengja binjakë; binjakët ngjajnë. 2. që ka dy pjesë të ngjitura, dyshe: kumbull binjake. 3. fig. shumë i ngjashëm me një tjetër.

binjak:

binják,-u m. sh. -ë(t) 1. kalli misri që përbëhet nga katër-pesë kallinj të vegjël të ngjitur së bashku, vëllezër. 2. sh. i shquar astrol. një nga dymbëdhjetë yllësitë e zodiakut; shenjë e horoskopit për të lindurit nga 22 maji deri më 21 qershor.

Sinonime / Të përafërta:
dyshe
Të ngjashme:
bonjak:

bonják,-e mb., edhe si em., jetim.

bërnjak:

bërnják,-e mb., edhe si em., që nuk ka mbushur gjashtë muaj; pirës (për qengja e keca).

bistak:

bisták,-u m. sh. -ë(t) vesh rrushi.

brinak:

brinák,-e mb., edhe si em. 1. brimadh. 2. fig. inatçor.