Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bindshem
bindshëm:

bíndsh/ëm (i), -me (e) mb. bindës; i bindur.

bindshëm:

bíndshëm ndajf. në mënyrë bindëse: foli bindshëm.

Të ngjashme:
binoshe:

binósh/e,-ja f. sh. -e(t) bigë.

bindem:

bíndem vetv. e bind: u bindet prindërve (urdhrave); u bind i madh e i vogël.

brendshëm:

bréndsh/ëm (i), -me (e) mb. 1. që gjendet a që kryhet brenda diçkaje; kund. i jashtëm: pjesa e brendshme; veshje të brendshme; organet e brendshme (anat.); sëmundje të brendshme. 2. që lidhet me jetën e një vendi, të një familjeje etj.: çështje të brendshme; njeri i brendshëm. 3. fig. që lidhet me anën shpirtërore a psikike: bota e brendshme; shtysë e brendshme. 4. që ka të bëjë me thelbin e diçkaje: lidhje të brendshme; shkaqe të brendshme.

fundshëm:

fúndsh/ëm (i), -me (e) mb. i fundit.