Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bindshëm
bindshëm:

bíndsh/ëm (i), -me (e) mb. bindës; i bindur.

bindshëm:

bíndshëm ndajf. në mënyrë bindëse: foli bindshëm.

Sinonime / Të përafërta:
bindës
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Sikundër është gojtaria prirje e rrallë e disa njerëzve të rrallë, po ashtu është edhe demagogjia prirje e shpeshtë e disa njerëzve të shpeshtë, që mund të jenë, zakonisht, edhe gojtarë të mrekullueshëm, por, në qoftë se prirja e gojtarisë kërkon aftësinë që të f litet bukur, argumentueshëm dhe bindshëm, prirja e demagogjisë kërkon edhe një sërë shkathtësishë të tjera, prej të cilave gojtari i ndershëm është doemos i çliruar. Në të vërtetë, për demagogun prirja e gojtarisë është vetëm një ventil nëpër të cilin manifestohen lirisht dhe efektivisht shkathtësitë, dredhitë dhe ambicjet e tij të errëta...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
brendshëm:

bréndsh/ëm (i), -me (e) mb. 1. që gjendet a që kryhet brenda diçkaje; kund. i jashtëm: pjesa e brendshme; veshje të brendshme; organet e brendshme (anat.); sëmundje të brendshme. 2. që lidhet me jetën e një vendi, të një familjeje etj.: çështje të brendshme; njeri i brendshëm. 3. fig. që lidhet me anën shpirtërore a psikike: bota e brendshme; shtysë e brendshme. 4. që ka të bëjë me thelbin e diçkaje: lidhje të brendshme; shkaqe të brendshme.

fundshëm:

fúndsh/ëm (i), -me (e) mb. i fundit.

gjindshëm:

gjíndsh/ëm (i), -me (e) mb. që gjendet çdoherë kur ke nevojë; i gjendur.

këndshëm:

këndsh/ëm (i), -me (e) mb. që të jep kënaqësi (kur e sheh, kur e dëgjon etj.); i lezetshëm; i ëmbël; kund. i pakëndshëm: gjumë (zë) i këndshëm; jetë (fjalë) e këndshme; njeri i këndshëm; në mënyrë të këndshme.