Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bindes
bindës:

bíndës,-e mb. që të bind a që synon të bindë: provë bindëse; punë bindëse.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...ish-aleat i Maqedonisë, u gjend papritur në luftë me Filipin dhe u prish me të, Polibi e shpjegon në mënyrë të thjeshtëzuar. Ai thotë se Skerdilaidi ishte zemëruar me mbretin maqedon, sepse « nuk i kishte dhënë të hollat që i detyrohej sipas marrëveshjes ». Një shpjegim i tillë nuk mund të jetë bindës edhe në qoftë se ky fakt është i vërtetë; shkaqe më të thella duhej të kenë tronditur marrëdhëniet e tij me Maqedoninë. Ajo që preokuptonte Skerdilaidin vitet e fundit ishte kapërcimi i vështirësive të brendshme që vinin nga trazirat e dinastëve të qyteteve. Në verën e vitit 217 ai i kishte ...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bindem:

bíndem vetv. e bind: u bindet prindërve (urdhrave); u bind i madh e i vogël.

qindës:

qíndës,-i m. sh. -(t) hist. komandant i një njësie ushtarake prej njëqind luftëtarësh.

banues:

banúes,-i m. sh. -(it) banor.

birues:

birúes,-i m. sh. -(it) 1. zool. kandërr, larvat e së cilës shpojnë vrima në pemët: biruesi i fikut; biruesi i ullirit; biruesi i hardhisë. 2. fig. keq. ai që fut hundët kudo, biramel.

biznes:

biznés,-i m. sh. -e(t) veprimtari, kryesisht tregtare, për të nxjerrë fitime: merret me biznes.