Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bind
bind:

bind kal., -a, -ur 1. i mbush mendjen, e bëj të besojë a të pranojë diçka ose të sillet si i them unë: e bindi me fakte. 2. bised. e çudit shumë, e mahnit: bindi botën.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...thuaj më s'e di. Me një lehtësi të papritur, dora e tij kishte bërë atë për të cilën ishte matur dy-tri herë në jetën e tij, pa e kryer dot kurrë, kapjen për flokësh të vajzës. Kishte kujtuar se do t'i hapte gishtat në çast, për t'i liruar ata flokë si të ishin prej zjarri, por dora jo vetëm s'iu bind, por atë kokë të bukur, që vetëm pak çaste më parë e kishte ledhatuar ëmbëlsisht, e kishte shtyrë gjithë pezm drejt bibliotekës. Një krehër i vajzës kishte rënë, e pas krehrit një grumbull librash, titujt e të cilëve, sytë e tij si prej të krisuri, i lexonin, kushedi pse, këmbëngulshëm: Skot...

Ismail Kadare, "E Penguara"

...ushtarake. Në frymën e marrëveshjes të dyja palët ndërmorën në vitin 214 veprime të përbashkëta në Itali dhe Iliri. Ndërsa Hanibali sulmoi Tarentin, Filipi u drejtua sërishmi kundër qyteteve bregdetare të Ilirisë. Me një flotë prej 120 lembesh u fut në Aos dhe provoi të merrte Apoloninë, por shpejt u bind se kjo nuk ishte një punë e lehtë. Atëherë papritmas u drejtua kundër Orikut, të cilin e pushtoi me sulmin e parë, sepse nuk ishte aq i mbrojtur. Ndërkaq mbante të ngujuar Apoloninë dhe shpresonte ta merrte me qetësi, duke menduar se romakët nuk do të ishin në gjendje ta shqetësonin në operacionet...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"

...të rrezikshme. Gojtari me oratori shtron platformën e perspektivës së popullit, kurse demagogu me fraza ndërton trambolinën e perspektivës së tij. Gojtari është një luftëtar që shkon në betejë, i vetëdijshëm se në fushën e luftës mund të vritet, kurse demagogu është një dasmor, që shkon në dasmë i bindur se do të dëfrehet mirë. Gojtari është ideolog i ndershëm, kurse demagogu është oportunist i gatshëm. Gojtari është moralist, që edukon popullin, kurse demagogu është kodosh social, që kobon popullin. Gojtari i mirë është mendar, kurse demagogu është sharlatan. Gojtari është altruist, kurse demagogu...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...-tha mjekra majuce. Ata panë, siç duket, përsëri atë hijen e zymtisë në sytë e kryezotit tonë, sepse prapë filluan t'u mëshonin parandjenjave ndjellazeza. Nisën të flisnin të tre, duke ndërprerë njëri-tjetrin, për të shpjeguar se mjaftonte të shikoje fuçitë e mbushura me atë llahtarë, për t'u bindur se vetëm shtriganët mund ta kishin për zemër atë punë, se mjerë ai që do të lejonte të kalonin nëpër tokën e tij qerret e ngarkuara me këto voza, të cilat nga vapa pikojnë serën pikëpikë, duke spërkatur rrugët me gjakun e zi të djallit. Veç kësaj, kjo serë, që kudo që pikon ndjell fatkeqësinë...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...tij. Tërë shkallëzimi dramatik i romanit mbështetet mbi këtë përmbysje / inversion: një gjeneral (që mund të kishte marrë pjesë në këtë luftë) vjen për të mbledhur fantazmat e një ushtrie të vdekur njësoj si gjeneralë të tjerë kishin grumbulluar dikur, në kufijtë e Shqipërisë, mijëra njerëz të bindur për fitoren e tyre. Drama dhe, për gjeneralin, mukthi i tërë kësaj historie qëndrojnë në faktin se është fjala për të njëjtën ushtri dhe për të njëjtët ushtarë. Ajo çka është mizore në rrethanat ku ndodhet ai, lidhet me atë se misioni i tij është, sa i përçudnuar, aq dhe logjik me po të njëjtën...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
bend:

bend,-iI m. sh. -e(t) ujëmbledhës i vogël: bendi i mullirit.

bend:

bend,-iII m. sh. -e(t) shpoti: flet me bende; / gjepura.

bend:

bend,-iIII m. sh. -e(t) keq. ai që i shkon dikujt pas për të përfituar.

bina:

biná,-ja f. sh. -(të) 1. ndërtesë: ngriti një bina. 2. fig. mospërf. njeri a kafshë me trup shumë të madh: alamet binaje!

biond:

biónd,-e mb., edhe si em., flokëverdhë.