Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës binar
binar:

binár,-i m. sh. -ë(t) 1. tra i hollë, i sharruar e me katër faqe; tra i metaltë i hekurudhës, shinë: binar plepi; doli treni nga binarët. 2. sh. fig. rruga që ndjek një njeri, një shtet etj.; drejtim, vijë: s’është në binarë; hyri (e vuri) në binarë; ka dalë nga binarët.(dikush) është shthurur, s’është në udhë të drejtë; është çmendur.

Sinonime / Të përafërta:
shinë
drejtim
vijë
Të ngjashme:
brinar:

brinár,-i m. sh. -ë(t) keq. burrë, të cilit e shoqja i vë brirë.

bunar:

bunár,-i m. sh. -ë(t) pus uji; krua; burim; / hurdhë, pellg.

çinar:

çinár,-i m. sh. -ë(t) bot. rrap.

dinar:

dinár,-i m. sh. -ë(t) njësia monetare bazë e Serbisë dhe e Malit të Zi, e Algjerisë, e Tunizisë, e Irakut etj.; monedhë që ka këtë vlerë.

pinar:

pinár,-i m. sh. -ë(t) vallkua1.