Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bimsë
bimsë:

bíms/ë,-a f. sh. -a(t) qilar, bodrum.

Sinonime / Të përafërta:
bodrum
Të ngjashme:
bimë:

bím/ë,-a f. sh. -ë(t) 1. dru, barishte a qenie tjetër e tillë, që zakonisht mbin në tokë, ka rrënjë e gjethe e shumëzohet me farë a me lastarë; emër i përgjithshëm për qenie të tilla; pjesa e tyre mbi tokë: bimë të egra (të buta, të arave); bimë njëvjeçare (shumëvjeçare, pranverore); bimë mjekësore; bima e misrit; duket bima që kur mbin (fj. u.). 2. fig. bised. pjellë, pasardhës: bimë e keqe; s’lanë bimë prapa.

bimël:

bím/ël,-la f. sh. -la(t) bëzhdilë.

bimësi:

bimësí,-a f. tërësia e bimëve në një vend, bota bimore: bimësi e dendur; bimësi ujore (mesdhetare); bimësia e Shqipërisë.

bimëz:

bímëz,-a f. sh. -a(t) bisku i bimës që sapo mbin; bimë e re.

bimon:

bim/ón jokal. v. III, -ói -úar 1. mbin (një bimë): bimoi misri. 2. mbulohet me bimë: bimoi ara.