Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bimor
bimor:

bimór,-e mb. që lidhet me bimët, i bimëve; që bëhet prej bimësh a që nxirret nga bimët: bota bimore; vaj bimor.

Të ngjashme:
bijor:

bijór,-e mb. që është si prej bije: dashuri bijore.

bimon:

bim/ón jokal. v. III, -ói -úar 1. mbin (një bimë): bimoi misri. 2. mbulohet me bimë: bimoi ara.

rimor:

rimór,-e mb. let. që i përket rimës, i rimës: sistemi rimor.

bimore:

bimór,-e, -ja f. sh. -e(t) tokë me bimë bujqësore.

agimor:

agimór,-e mb. poet. që lidhet me agimin, i agimit: drita agimore.