Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bimon
bimon:

bim/ón jokal. v. III, -ói -úar 1. mbin (një bimë): bimoi misri. 2. mbulohet me bimë: bimoi ara.

Të ngjashme:
bidon:

bidón,-i m. sh. -ë(t) enë e madhe, e rrumbullakët e me kapak, që përdoret për lëngje: bidon qumështi (vajguri).

bimor:

bimór,-e mb. që lidhet me bimët, i bimëve; që bëhet prej bimësh a që nxirret nga bimët: bota bimore; vaj bimor.

bizon:

bizón,-i m. sh. -ë(t) zool. ka i egër i Amerikës Veriore, me trup të madh e me një gungë midis shpatullave.

limon:

limón,-i m. sh. -ë(t) 1. bot. agrume, që bën kokrra vezake në ngjyrë të verdhë të çelur; kokrra e kësaj agrumeje, e merme dhe me lëng të thartë: brezare me limonë; ngjyrë limoni ngjyra e verdhë e çelur; çaj me limon; s’prishet dasma për një limon (fj. u.). 2. si mb. i limontë; shumë i thartë: ngjyrë (fustan) limon; u bë limon në fytyrë. 3. si ndajf. shumë: limon i verdhë; limon i thartë.

qimon:

qim/ón pavet., -ói, -úar imton borë.