Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bimez
bimëz:

bímëz,-a f. sh. -a(t) bisku i bimës që sapo mbin; bimë e re.

Të ngjashme:
bimël:

bím/ël,-la f. sh. -la(t) bëzhdilë.

qimëz:

qímëz,-a f. 1. veter. sëmundje e kafshëve shtëpiake dhe e shpendëve, që shkaktohet nga disa krimba shumë të hollë: qimëza e mushkërive; i ra qimëza. 2. mjek. kalbëzimi i indeve të një plage; gangrenë.

bimë:

bím/ë,-a f. sh. -ë(t) 1. dru, barishte a qenie tjetër e tillë, që zakonisht mbin në tokë, ka rrënjë e gjethe e shumëzohet me farë a me lastarë; emër i përgjithshëm për qenie të tilla; pjesa e tyre mbi tokë: bimë të egra (të buta, të arave); bimë njëvjeçare (shumëvjeçare, pranverore); bimë mjekësore; bima e misrit; duket bima që kur mbin (fj. u.). 2. fig. bised. pjellë, pasardhës: bimë e keqe; s’lanë bimë prapa.

bimon:

bim/ón jokal. v. III, -ói -úar 1. mbin (një bimë): bimoi misri. 2. mbulohet me bimë: bimoi ara.

bimor:

bimór,-e mb. që lidhet me bimët, i bimëve; që bëhet prej bimësh a që nxirret nga bimët: bota bimore; vaj bimor.