Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bimë
bimë:

bím/ë,-a f. sh. -ë(t) 1. dru, barishte a qenie tjetër e tillë, që zakonisht mbin në tokë, ka rrënjë e gjethe e shumëzohet me farë a me lastarë; emër i përgjithshëm për qenie të tilla; pjesa e tyre mbi tokë: bimë të egra (të buta, të arave); bimë njëvjeçare (shumëvjeçare, pranverore); bimë mjekësore; bima e misrit; duket bima që kur mbin (fj. u.). 2. fig. bised. pjellë, pasardhës: bimë e keqe; s’lanë bimë prapa.

Sinonime / Të përafërta:
dru
pjellë
pasardhës
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...dimrin e vitit 1367, dhjetë vjet më parë, kur të gjitha trapet e kalimit nëpër lumenj, gjire e liqene, i paska blerë një njeri i çuditshëm, i ardhur Zoti e di nga, emrin e të cilit s'e di askush, madje thonë se ai s'ka emër tjetër veç atij "Lundra dhe trape", që ka mbirë kudo, si të ishte një bimë që buis gjithandej ku ka ujëra dhe lagështirë. Thonë se edhe në shtëpinë e vet të madhe, prej nga drejton punët, ai ka të njëjtën pllakë, madje edhe në shkresat e llogarive e të gjyqeve ai nënshkruan me të njëjtat fjalë, "Lundra dhe trape", thua se kjo të ishte emblema e tij, siç është luani i...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"
Të ngjashme:
bamë:

bám/ë,-a f. sh. -a(t) baltëgore.

bëmë:

bëm/ë,-a f.sh. -a(t) vepër trimërie e përmendur: bëmat e Skënderbeut.

bibë:

bíb/ë,-a m. sh. -a(t) 1. zog pate a rose. 2. krahin. pulë deti. 3. fig. keq. femër e trashë nga mendja, budallaqe.

bifë:

bíf/ë,-a f. bot. pazi.

bigë:

bíg/ë,-a f. sh. -a(t) [big/ël,-la f. sh. -la(t)] 1. dru a diçka tjetër që mbaron me një degëzim më dysh; vendi i degëzimit ose vetë degëzimi; furkaçe: shkop me bigë; biga e lumit; bigë lulesh (qershish); mal me biga. 2. tek. vinç i madh me dy krahë: bigë lundruese. 3. si ndajf. çift e drejt përpjetë: i rrinin mustaqet bigë; i bëri këmbët bigë (fig. përb.) vdiq; i ngre (i mban) veshët bigë përgjon me vëmendje të madhe.