Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bilurte
bilurtë:

bilúrtë (i, e) mb. 1. që është bërë prej biluri: pjatë e bilurtë. 2. fig. i bardhë si biluri: llërë të bilurta.

Të ngjashme:
bilur:

bilúr,-i m. 1. porcelan; xham i pastër; kristal i bardhë: enë biluri; i bardhë si biluri. 2. si mb. shumë i pastër a i kthjellët; shumë i bardhë: qielli ishte bilur; e ka qafën bilur.

siluetë:

siluét/ë,-a f. sh. -a(t) 1. libr. hija e errët e një njeriu a e një objekti, që shfaqet në një fushë të bardhë ose të ndritur; vijat anësore të diçkaje që duket nga larg jo shumë qartë; hije: siluetat e rojave; silueta e anijes. 2. art. vizatim vetëm me një ngjyrë dhe me vijat anësore të dikujt a të diçkaje: silueta e një vajze.

biletë:

bilét/ë,-a f. sh. -a(t) 1. copë e vogël letre, me shënime të posaçme, që blihet e përdoret për të hyrë diku, për të udhëtuar me një mjet etj.: biletë kinemaje (aeroplani, treni); biletë lotarie; pres biletën. 2. fin. kartëmonedhë. 3. fletë me pyetjet e provimit për nxënës a për studentë.

blertë:

blértë (i, e) mb. që ka ngjyrën e barit ose të gjetheve të njoma, i gjelbër: fustan i blertë; ara të blerta.

blertë:

blért/ë,-a (e) f. ngjyra e blertë.