Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës biletë
biletë:

bilét/ë,-a f. sh. -a(t) 1. copë e vogël letre, me shënime të posaçme, që blihet e përdoret për të hyrë diku, për të udhëtuar me një mjet etj.: biletë kinemaje (aeroplani, treni); biletë lotarie; pres biletën. 2. fin. kartëmonedhë. 3. fletë me pyetjet e provimit për nxënës a për studentë.

Sinonime / Të përafërta:
kartëmonedhë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Përjashta u ndie zhurma e lehtë e motorëve dhe, kur gjenerali doli, veturat e diplomatëve po lëviznin njëra pas tjetrës. Ai priti autobusin te stacioni që ishte përpara kishës. Kur hipi, qëndroi në këmbë pranë qelqit të pasmë. - Merrni biletën, qytetar! - tha biletashitësja. Ai e kuptoi fjalën “biletë' dhe u kujtua. Kërkoi një copë herë në çantë gjersa gjeti një monedhë qindëshe. - S'keni të vogla? - i tha biletashitësja. Ai e mori me mend pyetjen dhe tundi kokën në shenië mohimi. - Tre lekë, - tha tjetra dhe tregoi me gishta, - s'keni tre lekë të vogla? Gjenerali tundi kokën përsëri. -...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"
Të ngjashme:
filetë:

filét/ë,-a f. sh. -a(t) 1. gjell. thelë e hollë mishi a peshku pa kocka ose pa hala. 2. tek. kanal në trajtë spiraleje.

bletë:

blét/ë,-a f. sh. -ë(t) mizë e dobishme, me krahë e trup të mbuluar me push, që bën mjaltin e dyllin; / përmb. një familje mizash të tilla në një zgjua; zgjoi i tyre: bletë punëtore bletë femër që bën mjaltë; mëma (mbretëresha) e bletës; zgjua (hoje) bletësh; zukasin bletët; roit (hedh) bleta; pres bletën; gumëzhijnë si bletë.

balet:

balét,-i m. sh. -e(t) art. 1. arti i kërcimit me figura në skenë; / pjesë teatrale e shoqëruar me muzikë, që kërcehet me figura; muzika e kësaj pjese: baleti shqiptar; baleti klasik; balet në akull; shkollë baleti. 2. trupa që kërcen pjesë të tilla.

milet:

milét,-i m. bised. popull.

bile:

bíl/e,-ja f. sh. -e(t) fëm. organi seksual i djemve.