Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bile
bile:

bíl/e,-ja f. sh. -e(t) fëm. organi seksual i djemve.

bile:

bilé pj. bised. madje.

bilë:

bíl/ë,-a f. sh. -a(t) rruzull i fildishtë a i metaltë, që përdoret në bilardo ose në lojëra të tjera, vihet në numëratore etj.: luanin me bila; kushinetë me bila.

Sinonime / Të përafërta:
madje
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...shkrimtarët nuk mund të jenë indiferentë ndaj atyre fushatave; sidomos nuk mund të jenë indiferentë shkrimtarët fillestarë dhe sivëllezërit e tyre me prirje modeste, që e dëshirojnë aq shumë publicitetin. Shkrimtarët që nuk e kanë të sigurtë ardhmërinë e veprës gjithmonë bëjnë çmos që t'ja sigurojnë bile të tanishmen. Porsi këngëtarët e estradës, artistët e filmit dhe të teatrit që e dëshirojnë aq shumë reklamën, ata ja ekspo zojnë veten opinionit në të gjitha profilet, duke mos ju reshtur as skandaleve dhe zbulimit të fshehtësive të ndryshme të jetës intime. Përse? Arësyet mund të jenë të ndryshme...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
bice:

bíc/e,-ja f. sh. -e(t) 1. gropëz në tokë, që e zë me thembër lojtari në lojën e doçes. 2. fig. qoshe e rehatshme dhe e sigurt: zuri një bice.

bide:

bidé,-ja f. sh. -(të) vaskë e vogël e vendosur në nevojtore për t’u larë poshtë (kryesisht për gratë).

biule:

biúl/e,-ja f. sh. -e(t) 1. gyp i hollë për të pirë një lëng. 2. pipëz prej kashte gruri ose prej kallami.