Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bilbil
bilbil:

bilbíl,-i m. sh. -a(t) 1. zool. zog sa trumcaku, me bark të përhimë e me krahë të murrmë, që këndon bukur: e ka zërin si të bilbilit; bilbil gjyzari figurë e përrallave popullore si bilbil, me zë shumë të bukur e që bën çudira. 2. pip i vogël prej metali, prej druri etj. për të fishkëllyer: bilbili i policit (i gjyqtarit të lojës); lugë me bilbil. 3. reze. 4. si mb. që këndon shumë bukur; që flet rrjedhshëm e bukur: e ka gjuhën bilbil; është bilbil nga goja.

Sinonime / Të përafërta:
reze
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...Ata i mundon malli ndaj vendlindjes, ndaj natyrës së saj të bukur, ndaj zakoneve të bukura patriarkale të vëllezërve të tyre dhe këtë mall të vetin e miklojnë në kujtesë pa pushuar. Lektisjen e tyre disi të zbutur, aspak tragjike, e shuajnë hove-hove me lajmet që ua sjellin zogjtë e ndryshëm, si bilbilat, për shembëll, ashtu siç e kanë shuar Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda dhe Filip Shiroka me lajmet e mira që ua kanë sjellë dallëndyshet dhe lejlekët. Kështu, për shembëll, Rifat Kukaj shkruan në stilin e sentimentalizmit të tejkaluar të Rilindjes në vjershën e nëntë të ciklit Psherëtime anadolli: 10...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
biblik:

biblík,-e mb. fet. që lidhet me biblën, i biblës; që është karakteristik për biblën: shoqëri biblike; figurë (gjuhë) biblike.

bisbiq:

bisbíq,-i m. sh. -ë(t) 1. dele a dash me trup të vogël. 2. edhe si mb., fig. bised. njeri me trup të vogël; ngatërrestar.

cimbil:

cimbíl,-i m. sh. -ë(t) bodec; bizë.

babil:

babíl,-i m. sh. -ë(t) zool. bregcë.

bibël:

bíb/ël,-la f. sh. -la(t) fet. libri kryesor i fesë së krishterë (“Dhjata e vjetër” dhe “Dhjata e re”).