Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bilanc
bilanc:

bilánc,-i m. sh. -e(t) 1. fin. përfundim që del nga krahasimi i të ardhurave me shpenzimet; pasqyrë përmbledhëse me këtë përfundim: bilanc vjetor; bilanc aktiv bilanc me të ardhura më të mëdha se shpenzimet; bilanc pasiv bilanc me shpenzime më të mëdha se të ardhurat; bilanci i pagesave; / ek. shprehje me shifra e marrëdhënieve ndërmjet anëve të një veprimtarie: bilanc tregtar. 2. fig. libr. vështrim përmbledhës i arritjeve në një fushë veprimtarie gjatë një kohe; përpjesëtim ndërmjet dy anëve të një dukurie: bilanc fitoresh; bilanci i punës njëvjeçare; bilanci i kohës.

Të ngjashme:
balancë:

balánc/ë,-a f. sh. -a(t) libr. 1. peshore: vë në balancë. 2. baraspeshë.

biplan:

biplán,-i m. sh. -e(t) av. aeroplan me helikë e me dy palë krahë.

brilant:

brilánt,-i m. sh. -e(t) diamant pa ngjyrë: unazë me brilant.

vilani:

vilaní,-a f. të fikët: i ra vilani.

biban:

bibán,-i m. sh. -ë(t) krahin. gjel deti.