Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bijor
bijor:

bijór,-e mb. që është si prej bije: dashuri bijore.

Të ngjashme:
bijoj:

bij/ój kal., -óva, -úar 1. bëj fëmijë. 2. bijësoj. / pës. bijóhem.

bimor:

bimór,-e mb. që lidhet me bimët, i bimëve; që bëhet prej bimësh a që nxirret nga bimët: bota bimore; vaj bimor.

brijor:

brijór,-e mb. i brirtë.

fijor:

fijór,-e mb. spec. fijezor.

vijor:

vijór,-e mb. libr. 1. që është me vija; / që ka trajtën e një vije. 2. mat. që shtrihet në vijë të drejtë, që përllogaritet në rrafshin horizontal; i gjatësisë: përmasat vijore; masat vijore masat e gjatësisë; metër vijor metër gjatësie.