Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bijesi
bijësi:

bijësí,-a f. drejt. lidhja ligjore e fëmijës me prindërit; birëri.

Sinonime / Të përafërta:
birëri
Të ngjashme:
bijëri:

bijërí,-a f. 1. përmb. bijtë e bijat e dikujt. 2. bijësi.

bimësi:

bimësí,-a f. tërësia e bimëve në një vend, bota bimore: bimësi e dendur; bimësi ujore (mesdhetare); bimësia e Shqipërisë.

bijësim:

bijësím,-i m. sh. -e(t) veprimi sipas foljes.

dijeni:

dijení,-a f. sh. -(të) ajo që dimë për diçka; të diturit; njoftim: s’ka dijeni s’di gjë; me (pa) dijeninë (e dikujt) duke e ditur (pa e ditur) dikush; marr dijeni (për diçka) njoftohem; e vë në dijeni (dikë) e njoftoj; s’jam në dijeni s’e di.

hijeshi:

hijeshí,-a f. sh. -(të) të qenët i hijshëm; bukuri; hir: i dha hijeshi.