Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bije
bijë:

bíj/ë,-a f. sh -a(t) 1. vajza kundrejt prindërve të vet: ime bijë; nënë e bijë; bijë në shpirt vajzë e bijësuar. 2. vajzë a grua kundrejt një të moshuari, që e thërret me dashuri si vajzën e vet; vajzë a grua prej një krahine; vajzë a grua kundrejt vendlindjes ose kundrejt popullit të vet: rrofsh, moj bijë!; e bija e botës (mospërf.) njëfarë vajze; bijë prej Reçi; bijë e malësisë. 3. edhe si mb., edhe fig., pjellë; diçka që ka dalë drejtpërdrejt nga diçka tjetër: mëshqerrë bijë; shqipja - bijë e ilirishtes.

Sinonime / Të përafërta:
pjellë
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...një numër mbishkrimesh zakonisht të shkurtra e shpesh fragmentare të shek. VI-I p.e. sonë, që japin edhe fjalë, trajta e ndonjë frazë, përveç emrave të përveçëm që përmenden në to, por që janë kuptuar dhe shpjeguar deri më sot në një masë të vogël. Kemi disa glosa si brendon = bri, bilia = bilë, bijë etj., dhe shumë emra të përveçëm njerëzish, fisesh e vendesh. Janë vënë re gjithashtu edhe bashkëpërkime të rëndësishme midis mesapishtes dhe shqipes në sistemin fonetik dhe gramatikor, si p.sh. reflektimi i |o|-së së shkurtër indoevropiane në |a|, evolucioni |-m|>|-n| i mbaresës së rasës kallëzore...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bice:

bíc/e,-ja f. sh. -e(t) 1. gropëz në tokë, që e zë me thembër lojtari në lojën e doçes. 2. fig. qoshe e rehatshme dhe e sigurt: zuri një bice.

bide:

bidé,-ja f. sh. -(të) vaskë e vogël e vendosur në nevojtore për t’u larë poshtë (kryesisht për gratë).

bile:

bíl/e,-ja f. sh. -e(t) fëm. organi seksual i djemve.

bile:

bilé pj. bised. madje.

dije:

díj/e,-a f. sh. -e(t) 1. njohuritë e përvetësuara në një fushë; dituri, shkencë: dije të thella (shkencore); flet me dije flet me urti, me arsye të shëndoshë; shet dije (keq.) hiqet i ditur. 2. bised. dijeni, njoftim: bëj me dije (vë në dije) njoftoj.