Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bijëri
bijëri:

bijërí,-a f. 1. përmb. bijtë e bijat e dikujt. 2. bijësi.

Sinonime / Të përafërta:
bijësi
Të ngjashme:
bijësi:

bijësí,-a f. drejt. lidhja ligjore e fëmijës me prindërit; birëri.

birëri:

birërí,-a f. të qenët bir i dikujt; prejardhje e drejtpërdrejtë: lidhje birërie.

bujari:

bujarí,-a f. 1. të qenët bujar: e priti me bujari. 2. përmb. hist. tërësia e bujarëve, bujarët: bujari. e lartë.

bijor:

bijór,-e mb. që është si prej bije: dashuri bijore.

bimësi:

bimësí,-a f. tërësia e bimëve në një vend, bota bimore: bimësi e dendur; bimësi ujore (mesdhetare); bimësia e Shqipërisë.