Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës biget
bigët:

bígët (i, e) mb. që është me bigë a si bigë: furkaçe e bigët.

Të ngjashme:
ligët:

lígët (i, e) mb. bised. i lig, i dobët; i dobësuar, i hequr: mish i ligët; tokë e ligët.

ligët:

lígët ndajf. ligsht: e gjeti ligët.

bigë:

bíg/ë,-a f. sh. -a(t) [big/ël,-la f. sh. -la(t)] 1. dru a diçka tjetër që mbaron me një degëzim më dysh; vendi i degëzimit ose vetë degëzimi; furkaçe: shkop me bigë; biga e lumit; bigë lulesh (qershish); mal me biga. 2. tek. vinç i madh me dy krahë: bigë lundruese. 3. si ndajf. çift e drejt përpjetë: i rrinin mustaqet bigë; i bëri këmbët bigë (fig. përb.) vdiq; i ngre (i mban) veshët bigë përgjon me vëmendje të madhe.

balet:

balét,-i m. sh. -e(t) art. 1. arti i kërcimit me figura në skenë; / pjesë teatrale e shoqëruar me muzikë, që kërcehet me figura; muzika e kësaj pjese: baleti shqiptar; baleti klasik; balet në akull; shkollë baleti. 2. trupa që kërcen pjesë të tilla.

biletë:

bilét/ë,-a f. sh. -a(t) 1. copë e vogël letre, me shënime të posaçme, që blihet e përdoret për të hyrë diku, për të udhëtuar me një mjet etj.: biletë kinemaje (aeroplani, treni); biletë lotarie; pres biletën. 2. fin. kartëmonedhë. 3. fletë me pyetjet e provimit për nxënës a për studentë.