Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bigëzoj
bigëzoj:

bigëz/ój kal., -óva, -úar ndaj si bigë: bigëzoi gishtat.

Të ngjashme:
bijësoj:

bijës/ój kal., -ói, -úar e bëj bijë në shpirt, bijoj. / pës. bijësóhem.

birësoj:

birës/ój kal., -óva, -úar drejt. e bëj bir a bijë në shpirt. / pës. birësóhem.

bregëzoj:

bregëz/ój kal., -óva, -úar det. e afroj dhe e lidh te bregu (një anije a një barkë).

bykëzoj:

bykëz/ój kal., -óva, -úar bujq. mbuloj me byk rrënjët e pemëve që të ruhet lagështira. / pës. bykëzóhet v. III.

degëzoj:

degëz/ój jokal., -óva, -úar 1. v. III lëshon degë (një bimë, një pemë etj.): degëzon pema. 2. v. III ndahet në degë: degëzon lumi. 3. kal., edhe fig., e ndaj në degë më të vogla: degëzoj kanalin (ujësjellësin, rrugën).