Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bigë
bigë:

bíg/ë,-a f. sh. -a(t) [big/ël,-la f. sh. -la(t)] 1. dru a diçka tjetër që mbaron me një degëzim më dysh; vendi i degëzimit ose vetë degëzimi; furkaçe: shkop me bigë; biga e lumit; bigë lulesh (qershish); mal me biga. 2. tek. vinç i madh me dy krahë: bigë lundruese. 3. si ndajf. çift e drejt përpjetë: i rrinin mustaqet bigë; i bëri këmbët bigë (fig. përb.) vdiq; i ngre (i mban) veshët bigë përgjon me vëmendje të madhe.

Sinonime / Të përafërta:
furkaçe
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...kanë qenë fqinjë për një kohë të gjatë, kanë këmbyer vezët me fishekë, ndonjëri prej tyre ka shtënë me siguri mbi ta. Tani, sigurisht, ua ka ënda të shikojnë gërmimet. - Ata vijnë rrotull, sikur duan të mburren përpara nesh për vrasjen e rojave, - tha prifti. - E keni parë një plak me mustaqe bigë, që del çdo mëngjes me një kobure të madhe ngjeshur për brezi? Gjenerali rrudhi fytyrën. - Ai që ka dy-tri medalje në gjoks dhe që ecën me kokë përpjetë? E kam parë, natyrisht. Specialisti më tha se ka humbur një djalë në luftë. - Ashtu? - Është shumë i vjetër nga mosha. Porsa ka marrë vesh...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...freskëta dhe në luftimet e pandërprera përdori gjerësisht sulme të befasishme dhe dredhi të shumta. Si detyrë kryesore ai duhet të ketë pasur pushtimin e qytetit të Ohrit. Ndeshjen e parë me trupat e Ballabanit, sipas M. Barlecit, shqiptarët e zhvilluan në fushën e Falkalit (Valkalit) pranë malit Bigë (Furkë) në afërsi të Ohrit në vitin 1464. Plani i tij fillestar, që t’i sulmonte natën e në befasi shqiptarët, dështoi. Me gjithë dëmet e rënda që pësuan forcat e tij, nëpërmjet pritave që kishte ngritur Ballabani, arriti të dëmtonte komandën e ushtrisë shqiptare. Në kundërshtim me porositë e Skënderbeut...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bagë:

bág/ë,-a f. veter. çalë.

bibë:

bíb/ë,-a m. sh. -a(t) 1. zog pate a rose. 2. krahin. pulë deti. 3. fig. keq. femër e trashë nga mendja, budallaqe.

bifë:

bíf/ë,-a f. bot. pazi.

bigët:

bígët (i, e) mb. që është me bigë a si bigë: furkaçe e bigët.

bijë:

bíj/ë,-a f. sh -a(t) 1. vajza kundrejt prindërve të vet: ime bijë; nënë e bijë; bijë në shpirt vajzë e bijësuar. 2. vajzë a grua kundrejt një të moshuari, që e thërret me dashuri si vajzën e vet; vajzë a grua prej një krahine; vajzë a grua kundrejt vendlindjes ose kundrejt popullit të vet: rrofsh, moj bijë!; e bija e botës (mospërf.) njëfarë vajze; bijë prej Reçi; bijë e malësisë. 3. edhe si mb., edhe fig., pjellë; diçka që ka dalë drejtpërdrejt nga diçka tjetër: mëshqerrë bijë; shqipja - bijë e ilirishtes.