Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës biftek
biftek:

bifték,-u m. sh. -ë(t) thelë mishi e prerë hollë nga kofsha e gjedhit: biftek i skarës (i furrës).

Të ngjashme:
bistak:

bisták,-u m. sh. -ë(t) vesh rrushi.

çifte:

çíft/e,-ja f. sh. -e(t) 1. armë gjahu me dy tyta. 2. pincë a mashë e vogël me dy maja. 3. dy kuti të ngjitura për sheqer e për kafe.

bistër:

bíst/ër,-ra f. sh. -ra(t) zool. peshk deti me trup të hollë e të gjatë, gjilpërëz.

bistër:

bístër mb. 1. i cemtë: ujë bistër. 2. fig. shumë i shkathët; i mprehtë nga goja; gjuhustër.

çiftëz:

çíftëz,-a f. sh. -a(t) dy kurora ose dy dredhëza në flokë a në kokën e kafshëve.