Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bie
bie:

bíeI jokal., ráshë, rënë 1. rrëzohem përtokë a këputem nga lart poshtë; ulem a shtrihem diku; hidhem drejt diçkaje: ra një gur nga mali; ra nga pema (nga kali); më ra nga duart; ra në pus (në lumë); ra muri; u pengua e ra; ra përmbys; ranë gjethet; i ranë flokët (dhëmbët); bie shi (borë); ra për të fjetur; ra i sëmurë (lehonë); i ra ndër këmbë (në gjunjë) (edhe fig.); bie me pulat fle shumë herët; ra i vdekur; dardha nën dardhë bie (fj. u.); / v. III vjen, përhapet, pllakos: ra nata; ra heshtja; ra zia (kolerja). 2. jap jetën për një çështje të drejtë: ra në luftë (në krye të detyrës); ra dëshmor (për liri). 3. lëviz nga lart në një vend më të ulët; zbres; v. III rrjedh, derdhet; varet poshtë a shtrihet lirshëm mbi diçka; ulet: ra dielli; ranë në fushë; më ranë lotët; i ra gjak nga hundët; i binin djersët çurk; shkëmbi binte pingul; bie perdja; i ranë pantallonat; flokët i binin mbi supe; ra lumi; i kanë rënë faqet (fig.) u dobësua; i ra barku (fig.) u dobësua. 4. dorëzohem, nuk bëj më qëndresë: ra qyteti; ra qeveria. 5. ulem në detyrë; / v. III shfuqizohet (për ligjet etj.). 6. edhe kal., shkoj, përshkoj; i dal, kaloj: i ra fushës mespërmes; i ra drejt (rrotull, kryq e thërthor); i ra me not; i ra prapa (fig.) e ndoqi prapa. 7. marr tatëpjetën; v. III ulet, pakësohet (sasia, vlera, forca, vrulli etj.); dobësohet; zbutet; fig. humb cilësitë e mira, keqësohet: ranë çmimet; ra dollari; ra prodhimi; i ra vlera (autoriteti); ra era; i ranë ethet; ra të nxehtit; i ra inati; ka rënë puna (vrulli); ka rënë nga shëndeti (në mësime, nga gjendja); ra shpirtërisht; sa poshtë ka rënë! (fig.). 8. edhe fig., ndodhem papritur në një gjendje të caktuar, hyj, futem; gjej befas diçka të çmuar dhe turrem i etur mbi të; qëlloj me dikë; v. III ndodh a vjen rastësisht; gjendet diku, qëllon, e kap, përfshin; (me trajtë të shkurtër përemërore) më kushton, më qëllon ta paguaj: ra tërmet; i ra plani shtëpisë; më ra udha (puna); më ra në vesh; më ra ndër mend; ra fjala; më ra si bombë; me ç’të më bjerë në dorë; festa ra të martën; ku bie Fieri?; ra i pesti (i fundit); ra me barrë; ra rob; ra në burg (në grackë); ra në hall (ngushtë); ra në thonjtë e xhelatit; ra në mjerim; ra në mendime; ra në gjumë (në kllapi); ra në dashuri (në vetëkënaqësi); më ranë veshët rehat; ranë në gjurmë; ra në një familje të mirë; i ra lirë. 9. edhe kal., edhe fig., godit, qëlloj; e bëj të tingëllojë; luaj me një vegël muzikore a luaj një pjesë muzikore; v. III përplaset diku a prek diçka; tingëllon, dëgjohet: i ra me shkop (me pushkë); i bie kokës me grushte; i ra topit; më ra era në shpatulla; i ra rrufeja; i ra drita në sy (dielli në kokë); më ra rëndë ajo fjalë; ra zilja (telefoni); i bie fyellit (violinës); i ra një valsi; i bie pragut të dëgjojë dera (fig.) e hedh fjalën për diçka tjetër; / sulem, vërsulem; e sulmoj, e godit; e qortoj: i ranë armikut; ra ujku ndër dhen; i ra në kokë e qortoi rëndë. 10. edhe kal., v. III, edhe fig., fillon me vrull, shpërthen e përhapet; më zë a më godit; më vjen: ra zjarr; i ra një çehre e verdhë; i ra një hije mori një pamje të hijshme; ra gripi; i ra pika; i ra krimbi; i ra të fikët; i ra rakia në kokë; i ra barra; pika që s’i bie! (mallk.). 11. lidhem me dikë, pajtohem; jepem shumë pas dikujt a pas diçkaje; i futem, i përvishem: ranë në fjalë (në pazar); s’bie në kompromis; ra pas lojës (pas qejfeve); i ra byrekut sa e mbaroi; u ranë shqerrave e i therën. 12. bised. kam lidhje gjaku a afrie: biem kushërinj të dytë (krushq). 13. bised. bëj një punë shpejt me diçka, i heq, i jap: i ra një fshesë (një leckë) shtëpisë; i ra me brisk mjekrës; ra drapri filluan korrjet; bjeri kazmës! puno! 14. fig. lodhem shumë duke bërë të njëjtën gjë pa pushim: më ranë këmbët (së ecuri); më ranë krahët (së punuari); më ranë thonjtë (së lari); më ranë kryqet; më ra bretku (në punë); më ra goja (gjuha) (së thëni). 15. v. III (me trajtë të shkurtër përemërore), edhe fig., më bën, më rri si duhet; më vjen për shtat, më shkon, pajtohet: më bien mirë këpucët; na bie për mbarë; i binte pas qejfit. 16. më caktohet, më ngarkohet; më takon, më përket; e kam unë përsipër: i ra në pjesë; i ra radha; i bie atij të shkojë; ra mbi shpatullat e tij; mos fut hundët tek s’të bie! (fj. u.). 17. them, flas: i ra drejt (shkurt). 18. lëshoj, kam: bie erë të mirë (të keqe); bie erë barut; po nuk hëngre hudhra, s’të bie erë goja (fj. u.).

bie:

bieII kal., prúra, prúrë 1. e mbart a e sjell më afër ose aty ku jam; nxjerr a sjell diçka; parashtroj, paraqit: më bjer një karrige (një gotë ujë); i prunë eshtrat në atdhe; pruri një letër (një lajm); era pruri shi; halli e pruri këtu; ç’e mirë të pruri?; gjurmët e prunë deri në shtëpi; pruri prova të reja. 2. fig. e sjell në një gjendje të caktuar; e çoj atje ku duhet: ia pruri mbarë; sido që ta bjerë puna sido që të ndodhë; e pruri fjalën te …; e pruri në rregull (në qejf, në vete); ai e pruri në atë ditë (në atë gjendje); e pruri në jetë e lindi.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...fundit edhe humoristi i shquar amerikan me origjinë angleze, Bob Houp, por gatishmëria e tij është treguar boshe, kurse shpenzimet të kota: Bob Houp nuk na ka dalë bir fisnikësh. Këtë privilegjë të snobit anglez nuk e kanë edhe gjithë snobët e të gjitha vendeve dhe të gjithë popujve të tjerë. Kështu, bie fjala, snobi shqiptar, që do të donte të provonte lashtësinë e origjinës së mbiemrit të tij do të shtrëngohej të paguante turkologët ose mediavelislët, që të shkonin në bibliotekat e Turqisë apo të Romës dhe të gjurmonin në mos pushtuesit turkë apo misionarët latinë kanë lënë farë shënimesh për të...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...fashizmit, kjo duket fare hapur. Por Ismail Kadareja, përtej ushtrive musoliniane apo hitleriane, që dogjën dhe gjakosën Shqipërinë, vë në shënjestër të gjitha llojet e ushtrive. Dhe jo vetëm që i denoncon ato, por, në një kuptim, i bën dhe qesharake. (...) Por, përtej personazhit qendror, ajo çka bie në sy në këtë roman është Shqipëria ashtu siç e sheb ai, armiqësore, e sertë dhe aspak mikpritëse për të: ai jo vetëm që është i huaj (dhe Kadareja u bën një portret të mprehtë bashkatdhetarëve të gjeneralit), por është dhe ai, nëpërmjet të cilit, njëzet vjet më pas, rilind skandali. Dhe, nëse...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur"

...të fundit. Dikush qe përkulur e po i fshinte shkumën në anë të buzëve. Sytë i kishte të shkretë e të murrmë. - Kjo është një sëmundje e shenjtë, - tha falltari. -Nga anët tona i thonë shkumëngarë. Ajo vjen gjithmonë për te sjellë shenja. Mundet që shenja të ishte për keq, për te paralajmëruar, bie fjala, tërmetin, por këtë herë, lavdi Zot ajo ishte për të mirë. Një urë... Kjo është e çuditshme, filluan të thoshin njerëzit rreth e rrotull. I duhet thënë kjo gjë kryezotit tone Kush është kryezot këtu? Konti Stres i Gjikëve. E paçi me jetë. Po ti, i huaj je që nuk e...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...ndryshim cilësor, fjala vjen në punimin e veglave të punës, të armëve apo të zbukurimeve, në krahasim me shekujt pararendës. Por tani mund të flitet për një veprimtari më të gjerë e më intensive si në shfrytëzimin e minierave, ashtu edhe në prodhimtarinë e degëve të veçanta të zejtarisë metalpunuese. Bie në sy në mënyrë të veçantë rritja e prodhimit të armëve, që përbëjnë në këtë kohë gjetjet më të shumta nëpër nekropolet në krahasim me zbukurimet. Megjithatë, nuk pati ndonjë përparim, në fushën e zejtarisë së prodhimit qeramik, madje importi e dobësoi për një kohë këtë degë të zejtarisë ilire...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bic:

bic,-i m. sh. -a(t) krahin. derrkuc.

bice:

bíc/e,-ja f. sh. -e(t) 1. gropëz në tokë, që e zë me thembër lojtari në lojën e doçes. 2. fig. qoshe e rehatshme dhe e sigurt: zuri një bice.

bide:

bidé,-ja f. sh. -(të) vaskë e vogël e vendosur në nevojtore për t’u larë poshtë (kryesisht për gratë).

bile:

bíl/e,-ja f. sh. -e(t) fëm. organi seksual i djemve.