Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bidon
bidon:

bidón,-i m. sh. -ë(t) enë e madhe, e rrumbullakët e me kapak, që përdoret për lëngje: bidon qumështi (vajguri).

Të ngjashme:
bimon:

bim/ón jokal. v. III, -ói -úar 1. mbin (një bimë): bimoi misri. 2. mbulohet me bimë: bimoi ara.

bizon:

bizón,-i m. sh. -ë(t) zool. ka i egër i Amerikës Veriore, me trup të madh e me një gungë midis shpatullave.

amidon:

amidón,-i m. kim. lëndë organike, zakonisht në farat e drithërave, në patatet etj., që nxirret si niseshte.

baron:

barón,-i m. sh. -ë(t) hist. titull i pronarëve feudalë në Evropën Perëndimore, një shkallë më poshtë se konti.

baron:

bar/ón jokal. v. III, -ói, -úar mbulohet me bar, gjelbërohet: tash barojnë fushat.