Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bide
bide:

bidé,-ja f. sh. -(të) vaskë e vogël e vendosur në nevojtore për t’u larë poshtë (kryesisht për gratë).

Të ngjashme:
bice:

bíc/e,-ja f. sh. -e(t) 1. gropëz në tokë, që e zë me thembër lojtari në lojën e doçes. 2. fig. qoshe e rehatshme dhe e sigurt: zuri një bice.

bile:

bíl/e,-ja f. sh. -e(t) fëm. organi seksual i djemve.

bile:

bilé pj. bised. madje.

hide:

híd/e,-ja f. sh. -e(t) bot. pemë që bën fruta si ulliri; kokrrat e kësaj peme.

mide:

midé,-ja (míd/e, -ja) f. bised. 1. stomak: vuan nga mideja. 2. dëshirë për të ngrënë, oreks: i erdhi mideja. 3. fig. qejf: i shkon pas midesë (dikujt).