Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës biblioteke
bibliotekë:

biblioték/ë,-a f. sh. -a(t) 1. institucion që mban libra, revista etj. për t’i shfrytëzuar lexuesit; ndërtesa e tij: Biblioteka Kombëtare (e Akademisë së Shkencave); anëtar i bibliotekës; / tërësia e librave që ka dikush; raft i posaçëm librash. 2. libra me përmasa e me tematikë të afërt për një grup të caktuar lexuesish: biblioteka e rinisë (e fëmijëve).

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...drejtuesit kryesorë të "Lundra dhe trape", ndoshta zëvendësi i zotit të tyre të madh. Flisnin të tre një latinishte të përsosur dhe kishin me vete ca çanta të zeza lëkure, të mbushura me gjithfarë shkresurinash. Konti na kishte futur këtë herë në zyrën e tij, ku një pjesë të mureve e zinte një bibliotekë e rëndë prej dru lisi, titujt e librave të së cilës përpiqeshat'i lexoja që larg, për t'ia kërkuar ndonjërin prej tyre, ndonjëherë, po të më jepej rasti. - Ne nuk e kuptojmë, ç'ankesë ka zoti kont ndaj nesh, - tha mjekëroshi, duke mos i ngritur sytë nga çanta e vet. - Me sa di unë, ne i kemi...

Ismail Kadare, "Ura me Tri Harqe"

...që i takojnë lagjes qendrore të qytetit, u bënë mbi rrënojat e godinave më të lashta ose duke i ndryshuar ato që i përkisnin gjithashtu qendrës së qytetit para pushtimit romak. Në ansamblin e godinave të kësaj pjese qendrore të qytetit, bënin pjesë një teatër i vogël i mbuluar (odeon), një bibliotekë dhe një godinë me një fasadë monumentale, e quajtur në literaturën arkeologjike, monumenti i agonotetit, e cila ka shërbyer si seli e këshillit të qytetit (buleteurion). Me interes është këtu edhe mbishkrimi i skalitur në arkitekturën e fasadës që tregon, jo vetëm se kush e kishte ndërtuar këtë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bibliotekar:

bibliotekár,-i m. sh. -ë(t) punonjës i një biblioteke.

bibliotekare:

bibliotekár,-e, -ja f. sh. -e(t).