Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bibliografi
bibliografi:

bibliografí,-a f. sh. -(të) klasifikim e përshkrim sistematik i të dhënave për botimet në një fushë të dijes, rreth një autori, rreth një problematike etj.; degë e dijes për këtë fushë: bibliografi e letërsisë shqipe; kritikë e bibliografi; sektori i bibliografisë.

bibliograf:

bibliográf,-i m. sh. -ë(t) hartues bibliografie.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...shqipe, sigurisht se do të mund të thuhet se tani për tani Razi Brahimi është njëri prej kritikëve më produktiv dhe akoma të lexuar shqiptar, shkrimet e të cilit janë botuar në vëllime të veçanta duke filluar prej vitit 1960 kur përmbledhje të shkrimeve kritike edhe nuk kishte në letërsinë tonë. Bibliografia e gjertanishme dëshmon se kërshëria e tij studjuese është mjaft e gjithanshme dhe, në pikëpamje të viteve letrarë, që ua kushton interisimin e vet, mjaft e gjerë: ai mirret, gati se, me të njëjtin sukses dhe të njëjtën kompetencë si me letërsinë e sotme, ashtu edhe me letërsinë e paraluftës, megjithëse...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"
Të ngjashme:
bibliografik:

bibliografí,-k, -ke mb. që lidhet me bibliografinë, i bibliografisë: buletin (tregues) bibliografik.

bibliografe:

bibliográf,-e, -ja f. sh. -e(t).