Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës biblik
biblik:

biblík,-e mb. fet. që lidhet me biblën, i biblës; që është karakteristik për biblën: shoqëri biblike; figurë (gjuhë) biblike.

Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

... në të cilën ka vend vetëm për të afërmit e tij. Ekziston një cilësi e përbashkët e të gjithë provincialistëve pavarësisht a janë të shkathët apo të plogësht: shpirtngushtësia. Provincialisti është provincialist në radhë të parë pse gjithë ndjenjat e tij „pozitive" mbështeten në parimin e njohur biblik: duaje të afërmin tënd! Provincialisti më ekstrem dhe më taravol, natyrisht, këtë parim do ta deformojë, duke e plotësuar edhe me parimin tjetër modern: duaje të afërmin tënd, por kujdesu ta kafshosh të huajin! Do të ishte naivitet të besohet se provincialisti, vërtet, i dashuron sinqerisht dhe gjithmonë...

Rexhep Qosja, "Panteoni i rralluar"

...të rralla rastet kur brenda të njëjtit tempull të gjenden së bashku elementë simbolikë, ikonografikë, ritualë e kulturorë që i përkasin njërit apo tjetrit rit. Shembull tipik në këtë drejtim ishte kisha e hershme e Shën Mërisë në Brrar afër Tiranës, një themelim i bujarëve Skurra, ku skenat biblike në afresket e mureve, ose mbishkrimet latine apo greke, dëshmojnë për një pozitë të papërcaktuar të gjithë kësaj treve midis katolicizmit e ortodoksisë e në një kuptim më të gjerë midis qytetërimit perëndimor e atij bizantin. Pikërisht për këtë arsye, një misionar katolik, që vizitoi Arbërinë...

Akademia Shqiptare e Shkencave, "Historia e Popullit Shqiptar"
Të ngjashme:
bilbil:

bilbíl,-i m. sh. -a(t) 1. zool. zog sa trumcaku, me bark të përhimë e me krahë të murrmë, që këndon bukur: e ka zërin si të bilbilit; bilbil gjyzari figurë e përrallave popullore si bilbil, me zë shumë të bukur e që bën çudira. 2. pip i vogël prej metali, prej druri etj. për të fishkëllyer: bilbili i policit (i gjyqtarit të lojës); lugë me bilbil. 3. reze. 4. si mb. që këndon shumë bukur; që flet rrjedhshëm e bukur: e ka gjuhën bilbil; është bilbil nga goja.

bilike:

bilík/e,-ja f. sh. -e(t) ibrik i vogël teneqeje për vajitje, për ujë etj.

ciklik:

ciklík,-e mb. 1. që përsëritet rregullisht sipas një cikli, që bëhet me cikle; rrethor: lëvizje ciklike; prodhim ciklik. 2. që përbën një tërësi të lidhur nga përmbajtja: suitë ciklike vallesh. 3. kim. që ka ndërtim unazor.

publik:

publík,-u m. tërësia e njerëzve të një vendi, të një qyteti etj., të cilëve u bëhet e njohur diçka; populli; tërësia e njerëzve në një shfaqje, në një miting etj.: publiku shqiptar (botëror); duartrokitjet e publikut; iu drejtua publikut.

xhiblik:

xhiblík,-u m. sh. -ë(t) mbulesë e hollë, që ngrihet mbi shtrat për t’u mbrojtur nga mizat e mushkonjat, konupiere: mbulohet me xhiblik.