Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës biberon
biberon:

biberón,-i m. sh. -ë(t) kapëz për foshnja, thithë.

Sinonime / Të përafërta:
thithë
Të ngjashme:
ciceron:

cicerón,-i m. sh. -ë(t) libr. ai që shoqëron vizitorët në një muze dhe bën shpjegimet e nevojshme.

ylberon:

ylber/ón jokal. v. III, -ói, -úar 1. del ylberi: befas ylberoi. 2. kal. fig. e zbukuron; e bën ngjyra-ngjyra: vjeshta e ylberoi natyrën.

bleron:

bler/ón jokal. v. III, -ói, -úar mbin bari i njomë ose dalin gjethet e blerta; vishet me blerim, gjelbëron: bleroi fusha.

breron:

brer/ón jokal. v. III, -ói, -úar 1. bie pa ndërprerje shi i dendur, shinon. 2. bën zhurmë si shiu kur bie mbi çati etj.

mizëron:

mizër/ón jokal. v. III, -ói, -úar 1. (kryes. me trajtë të shkurtër përemërore) më bën miza-miza (koka, këmba etj.). 2. ka shumë njerëz që lëvizin: mizëron sheshi.