Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bibe
bibë:

bíb/ë,-a m. sh. -a(t) 1. zog pate a rose. 2. krahin. pulë deti. 3. fig. keq. femër e trashë nga mendja, budallaqe.

Sinonime / Të përafërta:
budallaqe
Në literaturë:

...nga mosha. Porsa ka marrë vesh që erdhëm ne, paska vënë medaljet, paska ngjeshur koburen dhe ka dalë përjashta. Tani këtë e bën përditë. - Madje, edhe punëtorët shqiptarë i vështron me përbuzie - tha prifti. - Pardje, specialisti e pyeti për diçka dhe ai nuk iu përgjigj. - Është plak fanatik. Siç duket, edhe ata i duken si aleatët tanë. - E di? - vazhdoi gjenerali, me zë të ulët. - Njeriu duhet të parashikojë çdo gjë. Unë u trembem torollakëve të tillë Ja, i shkrepet, nxjerr koburen e të qëllon mu në mes të ditës! - Çdo gjë mund të ndodhë, - tha prifti. - Nga një gjysmë i lënë si...

Ismail Kadare, "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur"
Në literaturë:

...S'mundem, s'e di as vetë, kishte qenë përgjigjja e saj. S'e di as vetë? Ashtu? Të duket vetja e ndërlikuar? Me ato pusulla alla Marlene Dietrich, të dua dhe s'të dua? Ashtu? E ndiente se nuk e kishte në dorë veten. Tani dëgjo: ti nuk je e ndërlikuar, ti s'je veç një... Deshi t'i thoshte një bibë provinciale, por e mbajti gojën. Ti s'je veç një skizofrene ose... një spiu... Ndonëse kishte mundur ta gëlltiste gjysmën e fjalës, e ndjeu se e keqja s'kthehej më mbrapsht. Jo, ishte përgjigjur ajo, çuditërisht pa ashpërsinë që ai kishte përfytyruar. S'jam as njëra, as tjetra. Ahere nxirre,...

Ismail Kadare, "E Penguara"
Të ngjashme:
bebe:

béb/e-jaI f. sh. -e(t) foshnjë: pudër për bebe.

bebe:

béb/e-jaII f. sh. -e(t) [bébëz, -a f. sh. -a(t)] rreth i vogël në qendër të së zezës së syrit, nëpër të cilin hyn drita, ninëz: e ruan si beben e syrit.

bice:

bíc/e,-ja f. sh. -e(t) 1. gropëz në tokë, që e zë me thembër lojtari në lojën e doçes. 2. fig. qoshe e rehatshme dhe e sigurt: zuri një bice.

bide:

bidé,-ja f. sh. -(të) vaskë e vogël e vendosur në nevojtore për t’u larë poshtë (kryesisht për gratë).

bile:

bíl/e,-ja f. sh. -e(t) fëm. organi seksual i djemve.