Fjalor i Gjuhës Shqipe

Fjalori i fundit(2006) i publikuar nga ASHSH(Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë) - rreth 48.000 fjalë

Kuptimi i fjalës bezte
beztë:

béztë (i, e) mb. që është prej bezeje: mbulesë e beztë.

Të ngjashme:
bejte:

béjt/e,-ja f. sh. -e(t) vjershë me strofa dyvargëshe në poezinë e Lindjes, që u përhap në Shqipëri në shek. XVII-XVIII; vjershë lirike a humoristike që thuret aty për aty; / keq. vargje pa vlerë, vjershë e keqe.

beze:

béz/e,-ja f. sh. -e(t) pëlhurë pambuku pak e ashpër, që përdoret për çarçafë, për ndërresa etj.: këmishë bezeje.

beftë:

béftë (i, e) mb. i papritur, që vjen befas.

bezgë:

bézg/ë,-a f. sh. -a(t) bot. shkurre me gjethe heshtake e me lule të verdha në tufë, që tërheqin bletët, sfakë.

bezhë:

bézhë mb. që ka ngjyrë kafe të çelur në të verdhë: triko bezhë.